LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Piolit si trajner i Milanit: Vij me entuziazëm dhe pasion, kritikat janë stimul për mua

Fjalët e para të Piolit si trajner i Milanit: Vij me entuziazëm dhe pasion, kritikat janë stimul për mua
Stefano Pioli

Trajneri i ri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se kritikat janë “një stimul shtesë” për të që të bëjë “gjëra të mëdha” dhe se ai do t’i përshtatet lojtarëve të Rossonerëve.

Pioli u konfirmua zyrtarisht si trajner i Milanit më herët gjatë ditës, megjithëse në një pritje jashtëzakonisht negative, pasi tifozët tashmë e dëshirojnë të larguar atë në mediat sociale.

“Vij këtu me entuziazëm dhe pasion. Jam i bindur që ne mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku”, ka thënë fillimisht Pioli në konferencën e tij për shtyp.

“Kam respekt për tifozët dhe ata kanë të drejtë të më kritikojnë, por për mua është një stimul shtesë”.

Zyrtare: Pioli, trajner i ri i Milanit
Lexo po ashtu Zyrtare: Pioli, trajner i ri i Milanit

“Do të punoj në kokat e lojtarëve dhe mënyrën se si jemi ngritur në fushë. Këto do të jenë 10 ditë të rëndësishme dhe do të përpiqem të shfrytëzoj sa më shumë çdo mundësi”.

“Parimet e mia bazohen në ide, intensitet dhe pamëshirshmëri. Giampaolo është një trajner i mirë, por ai është i ndryshëm nga unë”.

“Do të duhet të jem mirë në marrjen e ideve të mia në ekip sa më shpejt të jetë e mundur. Le të fillojmë me një bazë të mirë”.

Stefano Pioli dhe drejtuesit e Milanit (Foto: AC Milan/Twitter)

“Këtu janë disa lojtarë cilësorë. Marco funksionoi mirë. Do të doja të luaja atë futboll që zotërinjtë do të pëlqejnë të luajnë”.

“Unë përshtatem me lojtarët e mi. Duhet t’i përmirësoj ato në mënyrë individuale, në mënyrë që ata të rriten kolektivisht”.

“Fitore dhe vetëm fitore”, përfundoi trajneri i ri i Milanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori