LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Neymar pasi rinovoi me PSG-në: Jam shumë i lumtur që jam në këtë klub

Fjalët e para të Neymar pasi rinovoi me PSG-në: Jam shumë i lumtur që jam në këtë klub

PSG ka konfirmuar se Neymar ka vazhduar kontratën e tij me klubin deri në vitin 2025.

Gjatë ditës ishte folur shumë se klubi dhe braziliani sot do ta bëjnë zyrtare vazhdimin e marrëveshjes dhe ashtu doli.


Pasi zgjati kontratën e tij me Paris Saint-Germain, braziliani foli për PSGTV, në lidhje me ambiciet dhe kënaqësinë e tij që ka vazhduar aventurë e tij në kryeqytet francez.

“Jam shumë i lumtur, shumë i lumtur që po zgjas kontratën time me Parisin deri në vitin 2025”.

“Është një kënaqësi e madhe të zgjas përvojën time te Paris Saint-Germain. Jam shumë i lumtur në Paris. Është krenari të jesh pjesë e këtij grupi, të punosh me këta lojtarë, këtë trajner të shkëlqyeshëm dhe të jesh pjesë e historisë së këtij klubi. Këto janë gjërat që më bëjnë të besoj në këtë projekt të madh”.

“Këtu unë jam rritur si person, qenie njerëzore dhe si lojtar, gjithashtu. Shpresoj të fitoj shumë më shumë trofe këtu”, ka thënë Neymar.

Zyrtare: Neymar rinovon kontratën me PSG-në deri në vitin 2025
Lexo po ashtu Zyrtare: Neymar rinovon kontratën me PSG-në deri në vitin 2025

Në anën tjetër edhe presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi, është ndarë i kënaqur që njëri nga yjet kryesore ka vazhduar me klubin.

“Jam krenar që shoh Neymar Jr të riafirmojë angazhimin e tij afatgjatë, deri në vitin 2025, në familjen e Paris Saint-Germain”.

“Ne jemi shumë të lumtur që e kemi pjesë të projektit tonë dhe që do të jetë pranë nesh për shumë vite”, ka thënë presidenti i klubit.

Neymar ishte bashkuar me PSG-në në vitin 2017. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori