LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Abdulah Ibrakovic si trajneri i Prishtinës: Klubi më i madh në Kosovë, trofetë gjithmonë synim

Fjalët e para të Abdulah Ibrakovic si trajneri i Prishtinës: Klubi më i madh në Kosovë, trofetë gjithmonë synim
Abdulah Ibrakovic (Foto: FC Prishtina)

FC Prishtina e ka prezantuar trajnerin e ri, Abdulah Ibrakovic, i cili ka folur pas nënshkrimit me kampionët aktual.

51-vjeçari është bashkuar me Prishtinën të hënë, ndërsa sot klubi e ka prezantuar.


Ibrakovic ka dhënë një intervistë për faqen e klubit, ku u shpreh i lumtur që iu bashkua Prishtinës.

Zyrtare: Abdulah Ibrakovic, trajneri i ri i Prishtinës
Lexo po ashtu Zyrtare: Abdulah Ibrakovic, trajneri i ri i Prishtinës

“Mund të them se po ndihem shumë mirë. Prishtinën e shikoj si klub shumë të madh, klubin më të madh në Kosovë. Ekipi ka kualitet dhe është normale që në futboll të ketë rënie dhe ngritje. Besoj se tani me disa energji të reja do të arrijmë të përmirësohemi dhe sigurisht se më pas do të jetë më lehtë”, ka thënë fillimisht Abdulah Ibrakovic.

Ai premtoi se do ta japë edhe “atomin e fundit” të dijes për të mirën e Prishtinës.

“Futbolli në Kosovë po rritet çdo ditë e më shumë dhe Prishtina do të jetë skuadër e cila do ta tërheqë të gjithë futbollin kosovar në drejtim të Evropës. Për mua është një sfidë shumë e madhe që ta bëj një hap më shumë nga gjeneratat e mëhershme”.

“Futbolli në Kosovë nuk është i panjohur. Më herët e kam përcjellë edhe ekipin e Prishtinës. Vitin e kaluar e kanë fituar titullin kampion dhe kanë qenë ekipi më i mirë në ligë. Tani kemi shumë lojtarë kualitativë. Ne duhet të ndryshojmë paksa në skemat e stërvitjeve dhe mënyrën e lojës”, theksoi ai.

Trajneri i ri shtoi se objektivat e klubit as në këtë vit nuk kanë ndryshuar e që janë titulli kampion.

“Prishtina e kërkon gjithmonë titullin dhe të gjithë trofetë. Prishtina mund të krahasohet në Bosnjë me klubin e Sarajevës, që pak a shumë kanë pritje të njëjta. Klubet kalojnë periudha tranzicioni dhe kjo është normale”, vlerësoi trajneri boshnjak.

“Ne duhet t’i dërgojmë mesazhet nga tereni. Pres që ta fitojmë tifozerinë në stadium me dëshirën dhe angazhimin tonë. Ajo çka mund tu premtojmë është se do t’i bëjmë të gjitha çka dimë dhe mundemi për të mirën e ekipit”, përfundoi Ibrakovic.

Ai së fundmi ka punuar në Austri, te skuadra Kapfenberg. Në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Radniçki Lukavac, Sloboda Tuzla, Bratstvo Graçanica, TOSHK Teshanj, Velez Mostar, Çelik Zenica, Hetten dhe së fundmi Kapfenberg. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori