LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Abdulah Ibrakovic, trajneri i ri i Prishtinës

Zyrtare: Abdulah Ibrakovic, trajneri i ri i Prishtinës

FC Prishtina e ka prezantuar trajnerin e ri, Abdulah Ibrakovic, i cili ka nënshkruar deri në vitin 2023.

Ekipin “bardhekaltër” do ta drejtojë trajneri nga Bosnjë e Hercegovina, Abdulah Ibrakovic.


51-vjeçari është bashkuar me Prishtinën të hënë, ndërsa sot klubi e ka prezantuar.

Ai së fundmi ka punuar në Austri, te skuadra Kapfenberg.

Në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Radniçki Lukavac, Sloboda Tuzla, Bratstvo Graçanica, TOSHK Teshanj, Velez Mostar, Çelik Zenica, Hetten dhe së fundmi Kapfenberg.

Abdulah Ibrakoviq gjithashtu në vitet 2008–2011 ka qenë ndihmës të Përfaqësuesja U-21 e Bosnjë e Hercegovinës. Ai e ka ushtuar edhe detyrën e drejtorit sportiv te skuadra nga kryeqyteti boshnjak, Sarajevo, në vitet 2013-2015.

Boshnjaku do ta zë vendin e Zekirija Ramadanit, që u largua javën e shkuar.

Prishtina pas 13 xhirosh ka 17 pikë dhe mban vendin e 6-të, me 7 pikë më pak se lideri Ballkani. /Telegrafi/