Kosova ka marrë një fitore të madhe në Goteborg ndaj Suedisë, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, me golin e Fisnik Asllanit.

Sulmuesika folur pas ndeshjes, duke thënë se kishte paradnjenjë se do të shënote, duke kujtuar se ky është goli i tij i parë në ndeshje zyrtare për Kosovën.


“Besoj që sot ka qenë një ditë e madhe për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët. Kjo fitore ka një rëndësi të veçantë, dhe ndihem krenar që mund të kontribuoj për të gjithë ne”, deklaroi Asllani pas ndeshjes.

telegrafi.com

“Ndjenja ka qenë e papërshkrueshme. Ky ka qenë goli i parë zyrtar dhe njëkohësisht ka dalë të jetë një gol shumë i rëndësishëm. Jam shumë, shumë i lumtur që arrita ta shënoj, dhe e kam bërë këtë për të gjithë shqiptarët kudo në botë. Që në fillim e ndjeva se sot do të shënoja, dhe ia dola ta realizoj këtë ndjesi në fushë”.

“Me këto ndeshje ku do të grumbullohemi muajin e ardhshëm, pres që të fitojmë dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë”, nënvizoi sulmuesi.

Kosova [pas fitores ngjitet në vendin e dytë me 7 pikë, duke mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/



Standings provided by Sofascore