LAJMI I FUNDIT:

Fjalë të urta popullore: Ma mirë sokol njihere, se sorrë gjithhere!

Fjalë të urta popullore: Ma mirë sokol njihere, se sorrë gjithhere!

• Bukuria nuk vlerësohet nga pasqyra, por nga virtyti!

• Çka ka në dushk kallxon zagari e çka ka në shpi kallxon budalla!


• Dheu i zi e ban kollomoqin të bardhë!

• E mira duhet kërkuar, e keqja vjen pa kërkuar.

• Faqe e ndere humbin veç njëherë!

• Flejë pa darkë, po çohu pa borxh!

• Gjarpri ecën dhe fshin gjurmët me bisht!

• Gruaja fut shejtanin në shishe!

• Bora është e bardhë derisa ta pshurrin qentë!

• Kalit të mire shtoi tagjinë!

• Ku është besa aty është dhe shpresa!

• Kur ban goja llap e llap, të ban shpina dap e dap!

• Lum ai njeri që jeton me krahët e tij!

• Mendja e madhe e krenaria e çojnë njerin ne punë të këqija!

• Vdiq veziri, mbeti i biri!

• Ujkun plak e tallin zagarët!

• Toskë e gegë, pemë nga nji degë!

• Sa bahet mushkëria jani, aq bahet katundari zotni!

• Rrugën për te miku, mos e le të zë bar!

• Ma mirë sokol njihere, se sorrë gjithherë! /Telegrafi/