Fjala ‘Remontada’ nga viti 2021 hyn në fjalorin e frëngjishtes, rikthimi i çmendur i Barcelonës ndaj PSG do të përkujtohet përgjithmonë


Rikthimi i madh i Barcelonës ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve do të përkujtohet gjithmonë.
Njëri nga rikthehet më të çmendura në histori të futbollit padyshim se është ai i Barcelonës ndaj PSG në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.
Klubi katalunas humbi ndeshjen e parë në Francë me rezultat të thellë 4-0 dhe kualifikimi i PSG dukej punë e kryer.
Megjithatë, në ndeshjen kthyese në Camp Nou ndodhi rikthimi legjendar, pasi Barcelona arriti të fitojë me rezultat 6-1 dhe të sigurojë kualifikimin.
Ky rikthim u emërua si “Remontada” dhe tashmë ka fjalë do të zë vend në fjalorin e frëngjishtes dhe do të kujtohet gjithmonë.

Sipas mediumit të njohur Le Point, fjala 'Remontada' do të hyjë në fjalorin frëngjishtes në vitin 2021.
Kuptimi i saj është një rikthim i papritur i një ekipi i cili është duke humbur me një diferencë të lartë golash dhe në fund fiton.
Ndryshe, në të kaluarën edhe në Suedi ka hyrë një fjalë e re në fjalorin e tyre.
Bëhet fjalë për fjalën ‘Zlatanera’ që ka të bëjë me forcën apo dicka të fortë, si nderim i legjendës Zlatan Ibrahimovic. /Telegrafi/







































