LAJMI I FUNDIT:

Fituesi i Eurovisionit tregon çfarë po bënte në momentin kur u dyshua se mori kokainë

Fituesi i Eurovisionit tregon çfarë po bënte në momentin kur u dyshua se mori kokainë
(Foto: Screenshot/Twitter/Instagram/maneskinofficial)

Këngëtari i grupit italian Maneskin hodhi poshtë akuzat që qarkullonin në internet se ai mori kokainë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë dhe para një publiku multimilionësh të shtunën në mbrëmje.

Frontmeni i bendit nga Italia, i cili fitoi Evrovizionin e këtij viti, mohoi që ai kishte marrë drogë gjatë mbrëmjes finale për shkak të spekulimeve të shumta në rrjetet sociale, të cilat u shkaktuan nga videoja në të cilën ai mbështetet në fytyrën e tij.


“Unë nuk jam duke përdorur drogë. Ju lutem, njerëz. Ju nuk jeni serioz, mendoj se nuk kishte kokainë”, ka deklaruar David në një konferencë shtypi.

Në një deklaratë, organizatorët e Eurovisionit deklaruan se këngëtari është i gatshëm “të testohet për drogë pas mbërritjes në shtëpi” – transmeton KP.

Ky grup ishte një nga favoritët në garë dhe fitoi me këngën “Zitti e buoni”. Njerëzit komentuan se çfarë po bënte këngëtari kur pamjet e drejtpërdrejta e tregonin atë duke prekur tryezën me fytyrën e tij ndërsa festonin.

Bëhet virale videoja e anëtarit të grupit fitues të Eurovision ku thuhet se po merrte drogë gjatë shfaqjes - demantohet nga “Maneskin”
Lexo po ashtu Bëhet virale videoja e anëtarit të grupit fitues të Eurovision ku thuhet se po merrte drogë gjatë shfaqjes - demantohet nga “Maneskin”

I pyetur gjatë një konference për shtyp, Damiano David tha se po shikonte poshtë, pasi kitaristi Thomas Raji theu xhamin.

“Ne jemi të vetëdijshëm për spekulimet që qarkullojnë rreth videos nga Dhoma e Gjelbër dhe ne do t’i shqyrtojmë me kujdes ato”, thanë organizatorët e Evrovision në një deklaratë.

Anëtarët e grupit më vonë reaguan ndaj akuzave përmes një historie në Instagram në të cilën ata deklaruan se ishin të habitur dhe nuk e miratonin përdorimin e narkotikëve.

“Ne jemi me të vërtetë kundër drogës dhe kurrë nuk kemi marrë kokainë. Ne jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur.”

Kënga rok fitoi, megjithëse nuk është në frymën klasike të Evrovisionit. “Maneskin” është grupi i parë që fiton këtë konkurs që nga viti 2006, dhe Italia fitoi për herë të fundit në vitin 1990.

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Bëri valixhen gati dhe kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola Doçi mes lotësh: Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot

Bëri valixhen gati dhe kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola Doçi mes lotësh: Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Publikon pamjet - ministri Çeku tregon se si do të duket Teatri i ri Kombëtar

Publikon pamjet - ministri Çeku tregon se si do të duket Teatri i ri Kombëtar

Magazina
Kalo në kategori