LAJMI I FUNDIT:

Fituan qindra mijëra euro në baste me ndeshjet e futbollit të dyshuara për trukim në Kosovë, nëntë persona në pranga në Francë

Fituan qindra mijëra euro në baste me ndeshjet e futbollit të dyshuara për trukim në Kosovë, nëntë  persona në pranga në Francë

Të paktën katër ndeshje të Superligës së Kosovës janë manipuluar për baste, gjë që ka çuar nëntë persona nën pranga në Francë pas një hetimi një vjeçar, ku dyshohet se janë fituar mbi 300 mijë euro.

Bastet janë luajtur në Francë, po ashtu edhe në Kosovë për përfitime të konsiderueshme, njoftoi të enjten Jurisdiksioni i Specializuar Ndërrajonal i Nancy (Jirs).


“Shërbimi Qendror i Garave dhe Lojërave (SCCJ) ka hetuar për gati një vit korrupsionin sportiv dhe mashtrimin e organizuar që përfshin një klub futbolli të divizionit të parë në Kosovë”, thuhet në deklaratën e një gjykate, shkruan mediumi i njohur francez Le Figaro.

Nuk specifikohet se për cilin klub bëhej fjalë, por “analiza e koeficienteve dhe video-incizimeve të disa ndeshjeve bëri të mundur konfirmimin e manipulimit të rezultatit në disa prej tyre ”, thuhet në njoftim.

Sipas hetimit “anëtarë të një rrethi të gjerë familjar të vendosur si në Francë ashtu edhe në Kosovë “, janë të dyshuar se kishin marrë pjesë “në manipulimin e rezultateve të disa ndeshjeve për të garantuar fitime të konsiderueshme në baste mbi rezultatet nga këto ndeshje, të njohura paraprakisht ”.

Kështu, nga katër takimet e përmendura, fitim është vlerësuar prej më shumë se 360,000 euro.

Nëntë persona janë arrestuar, ndërsa katër prej tyre të moshës nga 24 deri në 50 vjeç, nga Mulhouse (Haut-Rhin) dhe Dijon, janë paditur me akuzat për mashtrim dhe krim të organizuar.

Le Figaro shkruan se Kampionati i Kategorisë së Parë të Kosovës, njihet si “Superliga” dhe ka 10 ekipe.  Kampioni në fuqi është FC Ballkani, me seli në qytetin e Suharekës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori