Fitorja ndaj United, opsioni i vetëm

Kampioni i Ukrainës e shkatërroi me rezultat 4-0 Sociedadin të mërkurën dhe e ka vënë veten në pozitë të mirë kualifikuese.
Por, duke parë që vetëm një pikë është distanca me Leverkusenin, Lucescu ka kërkuar që ekipi i tij të mposhtë Manchester Unitedin në ndeshjen e fundit të fazës grupore për të siguruar kualifikimin.
“Sociedadi luajti futboll të hapur, që na mundësi të luajmë në kundërsulme, kështu që pjesa tjetër ishte e thjeshtë për lojtarët e mi”.
“Tani ne kemi dy javë për t’u përgatitur për ndeshjen në Old Trafford. Ne kemi një opsion të vetëm – ne duhet të mposhtim Manchester Unitedi. Ne do të bëjmë të pamundurën për të arritur këtë”, u shpreh Lucescu.

Nga
Telegrafi
28/11/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































