LAJMI I FUNDIT:

Fitorja ndaj Sileksit dhe kalimi në raundin e tretë të EL e pasuron Dritën, kjo është shuma që kanë fituar kampioni kosovar deri më tani

Fitorja ndaj Sileksit dhe kalimi në raundin e tretë të EL e pasuron Dritën, kjo është shuma që kanë fituar kampioni kosovar deri më tani
(Foto: ffk-kosova.com)

Drita ka marrë fitoren më të rëndësishme në histori të saj në kuadër të garave evropiane.

Gjilanasit kanë triumfuar në Maqedoninë e Veriut përballë Sileksit me rezultat të pastër 0-2.


Kampioni në fuqi i Kosovës është kualifikuar në rundin e tretë të Ligës së Evropës, falë dy golave të realizuar në pjesën e dytë nga Fidan Gërbeshi dhe Ardian Limani.

Por fitorja dhe kalimi i raundit ka pasuruar edhe më shumë klubin gjilanas, pasi tani Drita ka arkëtuar edhe 280 mijë euro të tjera.

Këtë shifër nga UEFA do ta marrë secila skuadër që është kualifikuar në rrethin e tretë.

Përpos kësaj, Drita ka fituar edhe 230 mijë euro për arritjen në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve si dhe 30 mijë euro të tjera si kampion i Kosovës nga FFK.

Gjilanasit nëse do ta kishin kaluar raundin parakualifikues të ‘Championsit’, do të merrnin më shumë para, por aty u diskualifikuan pas rasteve pozitive me virusin Covid-19.

Kujtojmë që në rrethin e tretë të Ligës së Evropës, Drita luan përballë gjiganti polak Legia në Varshavë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori