LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e tretë për Vëllaznimin në konkurrencën e femrave

Fitorja e tretë për Vëllaznimin në konkurrencën e femrave
(Foto: basketbolli.com)

Vëllaznimi ka shënuar fitoren e tretë në po aq takime në Superligën e Femrave. Skuadra kuqezi ka mundur Penzën me rezultat 82-59 (14:18, 23:10, 26:20, 19:11).

Mysafiret e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 14:18, megjithatë, në tre çerekët e radhës, skuadra vendase këndellet dhe ishte më e mirë në parket, duke triumfuar në fund me rezultat bindës 82:59.


Te Vëllaznimi u dalluan Sarah Mgbeike me 27 pikë e 23 kërcime, Raven Baker me 30 pikë e 16 kërcime dhe Rina Hoda me 15 pikë, kurse te Penza, kapitenia Valbona Bytyqi kishte 26 pikë e 12 kërcime.

Në derbin e kësaj xhiro, Bashkimi ka mundur Kosovahome Prishtinën 81-66 (20:25, 24:11, 16:14, 21:16).

Skuadra prizrenase ka tri fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, kurse ajo prishtinase një fitore dhe dy humbje.

Trepça ka shënuar fitoren e parë, duke mundur Kastriotin në udhëtim 49-54 (10:6, 11:17, 23:12, 5:19). Kastrioti ka tri humbje në tri ndeshje të zhvilluara, kurse Trepça një fitore dhe dy humbje.

Angesa Rrahmani ishte më e dalluara te Kastrioti me 27 pikë, kurse te Trepça, Sihana Ramoja me 18 pikë e 11 kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori