Nga: Peter Bradshaw (Guardian)
Përktheu: Telegrafi
Pas shumë viteve të ruajtjes së vlerave të lodhëta të një trendi të prestigjit, dhe pas kultivimit të një zakoni të shpërblimit të mediokritetit dhe konformitetit, çmimet Oscar kanë bërë një zgjedhje të guximshme dhe të shkëlqyeshme. Urra për shijen tashmë të mirë të Hollivudit. Filmi më i Mirë, Regjisori më i Mirë dhe Filmi më i Mirë i Huaj kanë shkuar te një film që i meriton me të vërtetë këto; një film përtej interesit të Los Angjelosit. Filmi “Parasite” (Paraziti) i regjisorit Bong Joon-ho nga Koreja e Jugut, është satirë mahnitëse, e zgjuar dhe e fuqishme, me ngritjet dhe rëniet e një familjeje lakmitare që shkon te një familje e pasur e që, duke e bërë këtë, zbulon mosfunksionimin e dyfishtë të të dy grupeve familjare, të zotërinjve dhe shërbëtorëve, si dhe pakënaqësinë më të gjerë të shoqërisë duke demaskuar bujkrobërinë e shekullit XXI.
E pranoj se në një aspekt thjesht subjektiv, isha i fiksuar pas filmit “Irishman” (Irlandezi) të regjisorit Martin Scorsese, i cili për fat të keq shkoi në shtëpi pa asgjë. Mendova gjithashtu se ishte e çuditshme sesi institucioni sillej thuajse “Paraziti” ishte i vetmi film i huaj i denjë për t’u lavdëruar, duke mos marrë parasysh filmat “So Long, My Son” (Lamtumirë, biri im) të regjisorit Wang Xiaoshuai dhe “Beanpole” (Vajza e gjatë) të regjisorit Kantemir Balagov.
Por, kush mund të ankohet për këtë? “Paraziti” paraqet herën e parë kur një film i huaj merr çmimin e Filmit më të Mirë dhe herën e parë që nga “Marty” (Marti) më 1955, ku fituesi i Palmës së Artë triumfon tek çmimet Oscar. Në turneun e tij të triumfeve nëpër ceremonitë e shpërblimeve, Bong i kishte thënë me shaka audiencës: “Sapo të kapërcesh pengesën një inç të lartë të titrave, do të njiheni me kaq shumë filma të mrekullueshëm”. Akademia e kapërceu këtë pengesë, duke u bashkuar me audiencën e cila që moti ka treguar se kjo nuk është pengesë shumë e madhe: “Paraziti” po përmbys gjërat, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ndoshta kjo tregon se filmi ka kaluar mirë në botën anglofone. Sepse, është një film që e lëshon raketën e ashpër satirike tek klasat dhe e bën të qartë se kjo çështje nuk është zhdukur. Është ende një temë e paparashikueshme. Filmi i Bong Joon-ho-së ka të bëjë me pabarazinë, padrejtësinë toksike që krijon dhimbje në shtetin si familje.
Joaquin Phoenix e ka marrë çmimin Oscar, mjaft të parashikuar për Aktorin më të Mirë, për rolin e keqbërësit në filmin e Todd Phillips-it, “Joker” (Shakaxhiu). Jam skeptik dhe mendoj se ajo që na dha Phoenix-i ishte një variant më pak interesant i lojës që ka ofruar te filmat si “The Master” (Mjeshtri) dhe “You Were Never Really Here” (Ti kurrë nuk ishe tamam këtu). Por, ai padyshim se e shfaqi veten si personazh serioz e i matur në fjalimin që dha. Për aktoren më të mirë, vota ime do të kishte shkuar tek Cynthia Erivo për filmin “Harriet” (Harieta) ose te Saoirse Ronan për “Little Women” (Gratë e Vogla), por portretizimi i përzemërt i aktores Renee Zellweger në rolin e Judy Garland-it te “Judy” (Xhudi), e bën fituese plotësisht të denjë (megjithëse ia vlen të përmendet se vet Garland kurrë nuk e ka marrë dashurinë e Oscar-it si e rritur, duke fituar çmimin tashmë që nuk ekziston, “Për të Rinjtë” më 1940, e që u anashkalua me shumë dhembje kur u nominua për filmin “A Star Is Born” (Ylli po lind) e kur fitoi aktorja Grace Kelly).
Brad Pitt është fitues tërësisht i kënaqshëm, si Aktori më i Mirë në Rol Dytësor për rolin e kaskaderit të prajt po të rrezikshëm te komedia e zezë e Quentin Tarantino-s, “Once Upon a Time In Hollywood” (Na ishte njëherë në Hollivud) dhe e njëjta vlen për aktoren Laura Dern dhe kthimin e saj si avokatja dinake te “Marriage Story” (Rrëfimi martesor). Dern është ngjitur në statusin e kultit të heroinës në këtë sezon çmimesh, veçanërisht me nderin që ia bëri Kori i Burrave Homoseksualë të Los Angjelosit te ndarja e Çmimeve Spirit për filmin e Pavarur.
Pastaj, është mirë të shohësh Roger Deakins-in tek merr Oscar-in për Fotografinë më të Mirë për filmin drithërues të Sam Mendes-it për Luftën e Parë Botërore, “1917”, film ky i cili (fatkeqësisht) kaloi si i pavërejtur pas triumfit tek çmimet BAFTA. Por, ky film i shkëlqyeshëm, që shkon përtej arritjeve teknike, do të vazhdojë të rrezatojë.
Ende vazhdojnë reagimet në lidhje me Çmimet Oscar dhe ceremonitë tjera të çmimeve. Është ky klub i djemve të bardhë mendjemëdhenj. Por, triumfi i “Parazitit” ka bërë shumë për ta kundërshtuar këtë: është një paralajmërim i ndryshimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës