LAJMI I FUNDIT:

Fitore të skuadrave favorite në konkurrencën e femrave në hendboll

Fitore të skuadrave favorite në konkurrencën e femrave në hendboll
(Foto: kosovahandball.info)

Me fitore të pritura kanë përfunduar tri ndeshjet e javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, që janë luajtur të shtunën.

Kampioni aktual, KHF Ferizaj, më vështirë se që është pritur fitoi ndaj Jusuf Gërvallës në Deçan. 27:23 në të mirë të Ferizaj ishte rezultati në fund. Pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 12:12.


Ferizaj renditet i pesti me 8 pikë, por ka një takim më pak të zhvilluar. Jusuf Gërvalla mban vendin e tetë me 4 pikë.

Vushtrria ka shënuar fitore bindëse ndaj Shqiponjës, me rezultat 50:20, kurse Vëllaznimi e mposhti Vjosën me 22:11.

Vëllaznimi – Vjosa 22:11 (11:5)

Vëllaznimi: Radoniqi 9, Frrokaj 4, Gashi 1, Hoda 1, Berisha, Bardhi 1, Varaki 2, Daija,Mullakadrija, Goranci 4

Vjosa: Behluli, Imeri 2, Hasani 1, Ble. Hasani 1, Tershani 2, V. Imeri 1, Feka 4, Llugaxhija, Qarri

Vushtrria – Shqiponja 50:20 (24:10)

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Avdiu 3, Rama 9, Zymeri 5, Preniqi 2, Sopjani 7, Kasumi 12, R. Gubetini, Tahiri 3, Matarova 9

Shqiponja: Quni, Goqi 11, L. Ferizaj 3, Berisha 2, Nuza, E. Ferizaj, Dobrunaj 1, Arapi 2, Gashi 1, Gungun, J. Gungun

Jusuf Gërvalla – Ferizaj 23:27 (12:12)

Jusuf Gërvalla: Shala, Imeraj 3, Çekaj 2, N. Çekaj 2, Berisha, Ar. Imeraj, Gecaj 4, Qufaj 8, Tolaj 4, Gërvalla

Ferizaj: Trenovska, Bytyqi, Stajkovska 2, Huruglica 4, Kelmendi 10, Sylejmani 7, Kupina 1, Qerkini 2, Ibrahimi, Hoti, Rashiti