LAJMI I FUNDIT:

Fitore me spektakël nga Roma (Video)

Fitore me spektakël nga Roma (Video)

Ashtu siç pritej Roma ka shënuar fitore të thellë 4-0 në përballje me skuadrën rumune Astra Giurgiu.

‘Giallorosët’, ia filluan ndeshjen më një formacion tejet ofensivë, ku në lojë trajneri Luciano Spalletti kishte inkuadruar Francesco Tottin, Diego Perottin, Mohamed Salah dhe Juan Manuel Iturben.


Vetëm pas 15 minutave lojë, mesfushori holandez Kevin Strootman kaloi Romën në epërsi pasi shënoi një gol nga afërsia.

Roma 1
Çaste nga ndeshja Roma – Astra Giurgiu

Kur skuadrat po bëheshin gati të shkonin në pushim, mbrojtësi argjentinas Federico Fazio shënoi me kokë për 2-0.

Me të filluar pjesa e dytë Roma shënoi edhe golin e tretë, ku kësaj radhe mbrojtësi i mysafirëve Fabricio shënoi në portën e tij për 3-0 në minutën e 47-të.

Në minutën e 55-të, ikona e Romës, Francesco Totti dhuroi një asistim fantastik për egjiptianin Salah i cili shënoi golin e katërt në këtë takim.

Roma 2
Dy golashënuesit e Romës në këtë sfidë Kevin Strootman dhe Federico Fazio

Roma dominoi gjatë tërë ndeshjes, ndërsa në fund kishte posedimin e topi 70 me 30%.

Pas kësaj fitore të thellë ‘Giallorosët’ janë në pozitën e parë në Grupin E me katër pikë të tubuara aq sa ka edhe Austria e Vjenës që barazoi pa gola me çekën e Plzen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori