LAJMI I FUNDIT:

Fitore ngushtë e Ballkanit përballë Malishevës

Fitore ngushtë e Ballkanit përballë Malishevës
Foto: FC Malisheva/Facebook/Arkiv

Ballknai ka fituar 3-2 ndaj Malishevës në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Drilon Hazrollajt.


Por, kampioni në fuqi u kundërpërgjigj me anë të Gentrit Halilit në minutën e 21-të, që u asistua nga Armend Thaqi.

Kaluan vetëm tetë minuta lojë dhe Ballkani i përmbysi shifrat në 2-1 me anë të Nazmi Gripshit.

Pjesa e dytë ishte me ritëm edhe më të lartë, me skuadrat që shënuan edhe nga një gol.

Ballkani ia doli të shënonte edhe golin e tretë nëpërmjet Qëndrim Zybës që realizoi në minutën e 75-të.

Pesë minuta më vonë, Malisheva realizoi për 3-2, përmes Aliut, por që suharekasit morën pikët e plota në fund.

Pas javës së gjashtë, Ballkani gjendet në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa Malisheva në të tretin me nëntë sosh. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore