Me fitore minimale ndaj Nottinghamit, Liverpooli kalon në gjysmëfinale të FA Cup
Liverpooli ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup, pasi triumfojë 1-0 ndaj Nottingham Forestit.
Ishte minuta e 14-të kur The Reds krijuan rastin e parë të rrezikshëm, me Konstantinos Tsimikas që lëshoi një goditje të fuqishme, por topi përfundoi mbi portë.
Roberto Firmoni (28’), po ashtu pati një rast ideal për të shënuar, mirëpo goditjen e tij e priti portieri vendas.
Level at the break. #EmiratesFACup | #NOTLIV pic.twitter.com/SOpdZbn97T
— Liverpool FC (@LFC) March 20, 2022
Edhe 45 minutat e dytë ishin të dominuar nga mysafirët, derisa ia dolën në minutat e fundit të takimit që të shënonin golin e fitores.
Fillimisht, në minutën e 59-të, Joe Gomez lëshoi një mundësi të artë shënimi, pasi brenda zonës nuk ia doli të mposhte portierin Ethan Horvath.
The 𝘴𝘭𝘪𝘨𝘩𝘵𝘦𝘴𝘵 of touches from @DiogoJota18.@LFC #EmiratesFACup pic.twitter.com/medNXfWdSI
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) March 20, 2022
Në minutën e 79-të, Diogo Jota ia doli të tunde rrjetën e Nottinghamit, duke përfituar nga një asistim i Tsimikas.
Liverpooli me këtë fitore kaloi në gjysmëfinale, derisa brenda pak minutash do të mësojë edhe kundërshtarin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251