LAJMI I FUNDIT:

Fitore identike për Bashkimin e Prishtinën në Superligën e Femrave në basketboll

Fitore identike për Bashkimin e Prishtinën në Superligën e Femrave në basketboll

Në xhiron e shtatë të Superligës së Femrave, skuadrat favorite kanë shënuar fitore.

Vashat prizrenase regjistruan fitoren e shtatë nga po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitë.


Prizrenaset mundën United Basketball me rezultat 82-47, në një ndeshje ku ishin më të mira nga fillimi deri në fund, ndërsa u dallua Aulona Muhadri me 16 pikë e 11 kërcime, ndërsa vashat gjilanase kanë tri fitore e katër humbje.

Fitore me rezultat të njëjtë shënoi edhe Prishtina ndaj Trepçës në udhëtim, ku gjithashtu vashat prishtinase ishin më të mira nga fillimi deri në fund.

Sarah Mgbeike ishte më e mira me 14 pikë, tetë kërcime e pesë asistime. Bardhekaltret kanë gjashtë fitore e një humbje, kurse mitrovicaset një fitore e gjashtë humbje.

Kampionia Penza pa problem mundi Vëllaznimin 100-57, ku u dallua Leila Omerbasic me 42 pikë e 11 kërcime.

Vashat pejane kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa ato kuqezi shtatë humbje në po aq ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë.