LAJMI I FUNDIT:

Fitore epike e Liverpoolit në dramën e Norwichit (Video)

Fitore epike e Liverpoolit në dramën e Norwichit (Video)

Liverpooli e ka shënuar fitoren më epike e të pabesueshme ndër vite, pasi ka mposhtur në udhëtim me tri rikthime ekpin e Norwich Cityt. Rezultati i sfidës ishte 5-4 në fund.

Ndeshja filloi me një ndryshim rrënjësor nga Klopp, i cili la në stol Llallanan për Iben.

Me të filluar takimi Milner e gjen Firminon i cili shënoi për 1-0 (18′).


10 minuta më vonë (29′) ishte Mbokani që pasi u gjend mirë në zonë shënoi një supergol me finte për 1-1.

Pak para fundit të pjesës së parë ishte Naismith ai që nga afërsia pas një topi të Hoolahan shënoi për 2-1 dhe tronditjen e Liverpoolit.

Me të filluar pjesa e dytë Norwich fiton një penalti prej ku Hoolahan realizoi sigurt (54′) për 3-1.

Me të marrë topin nga qendra në minutin tjetër (55′) ishte Firmino ai që e gjeti të lirë Hendersonin i cili nga brenda zonës shënoi për 3-2.

Klopp arriti t’i motivojë djemt e tij dhe pak minuta më vonë (63′) një depërtim nga krahu të mirë nga Llallana e konkretizoi Firmino që realizoi për 3-3. Ky ishte goli i shpresës dhe i dyti në takim për Firminon.

Liverpooli nuk u ndal e pasi Norwich u hodh në sulm, një top e gjeti të lirë Milnerin para portierit vendas, me çka ai kaloi në epërsi ekipin e tij për 3-4 duke kompletuar një rikthim sensacional.

Megjithatë, kur të gjithë menduan se ndeshja përfundoi, kështu nuk mendoi Bassong, i cili në minutën e tretë të shtesës shënoi për 4-4 dhe atë që u mendua të jetë gëzimi i madh i një pike për vendasit.

E kur të gjithë menduan se Liverpooli doli i humbur nga ky takim, në skenë u shfaq Adam Lllana me një gol në minutën e fundit të shtesës për 5-4 dhe fitoren më sensacionale ndër vite për The Reds.

Me këtë fitore sensacionale Liverpooli ka 34 pikë në vendin e shtatë, 10 pikë më pak se lideri Arsenal që e pret Chelsean të dielën. /Telegrafi/

0-1: Liverpooli në epërsi.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 January 2016

Norwich 1:1 Liverpool Gol spektakolar nga Mbokani…

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 January 2016

Norwich 2:1 Liverpool E pabesueshme…

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 January 2016

Norwich 3-1 Liverpool Penalti

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 January 2016

Norwich 3:2 Liverpool Henderson

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 January 2016

Norwich 3:3 Liverpool Firmino

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 January 2016

Norwich 3:4 Liverpool Milner

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 January 2016

Norwich 4:5 Liverpool Lallana 95’+ (shikoni festën e Klopp)

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 January 2016

Në trend Sport

Më shumë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit

Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit

Ligue 1
As Barcelona nuk i shpëton syrit të klubeve arabe – Al Ittihadi përgatit ofertën për yllin e blaugranasve

As Barcelona nuk i shpëton syrit të klubeve arabe – Al Ittihadi përgatit ofertën për yllin e blaugranasve

La Liga
Çfarë gabimi trashanik - Emiliano Martinez bën 'gafën e sezonit' ndaj Liverpoolit

Çfarë gabimi trashanik - Emiliano Martinez bën 'gafën e sezonit' ndaj Liverpoolit

Premier League
Fjalët e David Moyesit i ‘shuajnë’ shpresat tifozëve të Arsenalit për të fituar Ligën Premier

Fjalët e David Moyesit i ‘shuajnë’ shpresat tifozëve të Arsenalit për të fituar Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori