LAJMI I FUNDIT:

Fitore e rëndësishme e Rahovecit në udhëtim (Video)

Fitore e rëndësishme e Rahovecit në udhëtim (Video)

KB Rahoveci ka regjistruar fitore prej 73-97 si mysafir i Vëllaznimit.

Skuadra vizitore e nisi mirë takimin që nga çereku i parë, të cilin e fitoi me tri pikë epërsi (19:22).


Shumë më bindës mysafirët u treguan në çerekun e dytë (14:37), për ta rritur shumë avantazhin.

Edhe në çerekun e tretë luajtën më mirë (16:20), teksa vetëm në fraksioni ne katërt, vendasit luajtën më mirë (24:18), porse ishin të paaftë që t’i ndryshonin gjërat.

Rahoveci tash numëron gjashtë fitore dhe tetë humbje nga 14 ndeshje të zhvilluara, ndërkaq Vëllaznimi ka vetëm dy fitore nga 16 takime. /Telegrafi/