LAJMI I FUNDIT:

Fiorentina mendon për Berat Gjimshtin

Fiorentina mendon për Berat Gjimshtin
Berat Gjimshiti . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshti, me paraqitet e tij te Atalanta ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Njëri prej tyre është Fiorentina, që tashmë ka kërkuar informacione për lojtarin.


Sipas ‘FirenzeViola.it’, në javët e fundit ka pasur kontakte mes klubet dhe përfaqësuesit të lojtarit që këtë sezon ka treguar formë  të lartë.

Berat Gjimshiti . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Ai ka zhvilluar 25 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar edhe një gol.

Për lojtarin ka interesim edhe nga Zeniti, që ishte gati ta merrte edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

Atalanta . (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Gjimishiti me shokë është shumë afër që ta mbyll sezonin në vendin e katërt që do të dërgonte në Ligën  Kampionëve.

Çmimi i tij llogaritet diku rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/