Interi do të kërkojë të kthehet te fitorja pas një serie të dobët në katër ndeshjet e fundit.

Zikaltërit do të duhet të kërkojnë tri pikët përballë Fiorentinës që ka një ecuri pozitive, pasi nuk di për humbje në shtatë ndeshjet e fundit.


Spalletti vazhdon të ketë probleme për formacionin pasi lëndimet janë evidente.

Mbrojtësit D'Ambrosio dhe Miranda, vazhdojnë të jenë jashtë fushës shkaku i lëndimeve.

Për këtë ndeshje Spalletti nuk i ka qëndruar besnik treshes së sulmit, Mauro Icardi, Antonio Candreva dhe Ivan Perisic, pasi italiani është lënë në bankë.

Në anën tjetër Stefano Pioli, do të sulmojë me Simeonen dhe Chiesan. /Telegrafi/Fiorentina: Sportiello; Laurini, Pezzella, Astori, Biraghi; Benassi, Badelj, Veretout; Chiesa, Simeone, Thereau.

Inter: Handanovic; Cancelo, Skriniar, Ranocchia, Santon; Vecino, Gagliardini; Joao Mario, Borja Valero, Perisic; Icardi.

26169129 1257615641005204 2385868581980950253 n

telegrafi sport app