LAJMI I FUNDIT:

Finlanda mban zgjedhjet presidenciale – në garë janë nëntë kandidatë, por dy konsiderohen si kryesorë

Finlanda mban zgjedhjet presidenciale – në garë janë nëntë kandidatë, por dy konsiderohen si kryesorë

Finlandezët po votojnë më 28 janar për të zgjedhur presidentin e ri.

Rëndësia e këtij posti është rritur pas rritjes së tensioneve me Rusinë fqinje, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.


Edhe pse fuqitë e presidentit janë të kufizuara, kreu i shtetit – i cili është komandant suprem i forcave të armatosura të Finlandës – ndihmon në drejtimin e politikës së jashtme në bashkëpunim me Qeverinë, që nënkupton se ndryshimi i peizazhit gjeopolitik në Evropë do të jetë shqetësimi kryesor gjatë dimrit.

Në garë janë nëntë kandidatë, por dy konsiderohen si kryesorë: ish-kryeministri konservator, Alexander Stubb, dhe ish-ministri i Jashtëm Pekka Haavisto nga Partia e Gjelbër, i cili garon si i pavarur.

Sipas sondazheve, i treti është kandidati i ekstremit të djathtë, Jussi Halla-aho, që ekspertët besojnë se mund të dalë edhe i dyti në garë.

Qendra e votimit janë hapur në orën 09:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori