LAJMI I FUNDIT:

Finlanda është gati të mbyllë edhe pikën e fundit kufitare me Rusinë

Finlanda është gati të mbyllë edhe pikën e fundit kufitare me Rusinë

Finlanda është e gatshme të mbyllë pikën e saj të fundit kufitare me Rusinë nëse Moska vazhdon t’i “shtyjë” emigrantët.

Kështu ka thënë kryeministri Petteri Orpo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi.


“Ne kemi mbyllur të gjitha stacionet tona kufitare në kufirin lindor, përveç njërit dhe jemi gati të mbyllim të fundit nëse është e nevojshme”, u tha Orpo gazetarëve në Helsinki.

“Finlanda po mbron kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe kufirin e NATO-s. Ne nuk do të lejojmë që ky fenomen të vazhdojë”, shtoi ai.

Finlanda ka parë një rritje të azilkërkuesve që hyjnë pa viza përgjatë kufirit të saj prej 1,300 kilometrash (800 milje) me Rusinë, me rreth 800 kalime që nga gushti.

Dhe emigrantët janë kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Kjo ka bërë që Finlanda të mbyllë të gjithë vendkalimin kufitar, përveç kufirit më verior, në rajonin e largët të Murmansk në Arktik, gjatë dy javëve të fundit.

Zyrtarët finlandezë pretendojnë se Rusia po përpiqet të destabilizojë fqinjin e saj nordik, ndërsa Orpo javën e kaluar e quajti atë “një veprim sistematik dhe të organizuar nga autoritetet ruse”.

Ndryshe në prill, Moska paralajmëroi se do të merrte “kundërmasa… në aspektin taktik dhe strategjik” pasi e cilësoi vendimin e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n si një “sulm ndaj sigurisë sonë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori