Gjatë diskutimit për Ligjin e Diasporës në Komisionin për Punë të Jashtme, deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar që mësimi plotësues në diasporë të financohet nga buxheti i Kosovës.
Konjufca ka kërkuar që në projektligjin për buxhetin 2019 të futet programi për financim, pasi Kosova ka obligim ndaj diasporës, e cila është mjaft kontributdhënëse për Kosovën.
“Po nuk e morët ju koston e pagesës të rregullt të të gjithë mësuesve aq sa janë të nevojshëm për të gjithë ata 200 mijë fëmijë të diasporës, unë mendojë se nuk kemi bërë zgjidhje për diasporën. Këto të tjera të gjitha janë më jo serioze se kjo e cila po e them. Mund t’i merr disa miliona kjo çështje, është kosto disa milionëshe, mirëpo ne kemi po kemi miliona për gjithçka, e miliona për popullin tonë, për të gjithë ata fëmijë”, tha Konjufca.
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, gjatë raportimit për Projektligjin e Diasporës, ka thënë financimi mund të bëhet nga të hyrat vjetore nga diaspora që janë rreth 700 milionë euro.
Por Konjufca ka reaguar duke thënë se ato mjete nuk janë të shtetit, janë mjete të familjeve kosovare që nuk mund të jenë pjesë e financimit për diasporën.
Në fund, edhe ministri Gashi është pajtuar që kjo barrë e financimit mund të ndodhë edhe në mënyrë buxhetore nga viti 2020, ose edhe nga viti 2019.
“Lajm më të mirë për ne si Ministri e Diasporës nuk ka, nëse ju na jepni përkrahjen me kërkuar bashkërisht në leximin e buxhetit që të futet si pikë bashkë me këtë 1 përqindëshin që përmendem si bazë e financimit jo vetëm të arsimit, por edhe të aktiviteteve të tjera në diasporë. Ne kemi relativisht të saktë për numrin e mësuesve dhe i takojmë rregullisht, që i kemi në diasporë. Ne para leximit të parë ose mes dy leximeve mundemi t’ua sjellim në detale numrin e mësimdhënësve dhe nevojat që i ka arsimi… Te ne dera hapur është për të gjitha këto sugjerime, edhe sa i përket qendrave kulturore”, ka thënë Gashi.
Ndërsa, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani ka ngritur çështjen e përfshirjes së diasporës në kuvend, por siç tha ajo fatkeqësisht pa ndryshimet kushtetuese kjo nuk mund të ndodhë, edhe pse ka vullnet politik.
Ajo po ashtu ka kërkuar të bëhet ndryshimi i Ligjit për Investime Strategjike, që t’u jepet mundësi diasporës të investojnë dhe të mos vazhdojnë të jenë vetëm burime financiare të familjeve të tyre.
“Ligji për diasporën është vetëm fillimi, sepse këtu synimi ka qenë që të rregullohen vetëm disa çështje të përgjithshme, ndërkaq shumica e temave të tjera specifike do të mbesin ose akte nënligjore, në bazë të ligjeve të tjera, deri te ndryshimet e nevojshme kushtetuese, të cilat do të duhej të besoheshin në qoftë se ka vullnet politik dhe unë sa kam parë ka vullnet politike te partitë që të kemi përfaqësim të diasporës në kuvend, fatkeqësisht e kemi një Kushtetutë mjaft të ngurtë në kontekst të ndryshimit të saj, meqë duhet shumica e dyfishtë, pra edhe votat e pakicës serbe. Megjithatë, nuk do të thotë se nuk mund të fillojmë për procesin e konsultimeve”, ka thënë Osmani.
Ndërsa, Fitore Pacolli nga VV, ka pasur tri vërejtje për projektligjin, një ndër to sipas saj, është ajo për qendrat kulturore në Diasporë.
“Këtu në projektligj tash që e keni sjell të riun, nuk e pash që janë marr parasysh kërkesat e diasporës, është thuajse i njëjti. Për qendrat kulturore, ma gjeni dikë që e ka përkrah këtë model që keni prezantuar. Unë i kam marrë shënimet në të gjitha diskutimet publike ku kam qenë, me emra dhe mbiemra të shoqatave. Krejt i kanë kundërshtuar mënyrën e propozimit”, tha Pacolli.
Deputeti Elmi Recica ka thënë se në kuadër të rëndësisë që ka diaspora të bëhet edhe Ligji për diasporën, pa pasur nevojë për nguti. Ndërsa, deputetja Time Kadrijaj nga AAK ka thënë se nuk duhet të politizohet diaspora nga deputetët.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre