LAJMI I FUNDIT:

Finalja e Lojërave Olimpike: Brazili – Spanja, formacionet zyrtare

Finalja e Lojërave Olimpike: Brazili – Spanja, formacionet zyrtare

Barzili dhe Spanja do të takohen në finale të Lojërave Olimpike që po mbahen në Tokio.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për sfidën që fillon në ora 13:30.


Për këtë sfidë, Brazili do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe shpreson të fitojë medaljen e artë.

Në anën tjetër, Spanja do të ketë mungesa si Dani Ceballos e Oscar Mingueza, që të dy të lënduar.

Formacioni startues i Brazilit: Santos, Nino, Carlos, Arana, Alves, Guimaraes, Luiz, Claudinho, Antony, Richarlison, Cunha.

Formacioni startues i Spanjës: Simon, Gil, Garcia, Torres, Cucurella, Zubimendi, Merino, Pedri, Asensio, Olmo, Oyarzabal. /Telegrafi/