LAJMI I FUNDIT:

Filmon veten duke djegur Kuranin, policia arreston dy persona (Video)

Filmon veten duke djegur Kuranin, policia arreston dy persona (Video)

Policia ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kishin nxitur urrejtje fetare e racore, pasi një video është publikuar në internet në të cilën shfaqet një burrë duke djegur një kopje të librit të shenjtë – Kuranit.

Videoja e postuar në Facebook dhe YouTube, shfaq një burrë të mbuluar me tatuazhe duke qëndruar në kuzhinë, dhe duke u ankuar se nuk ka me çfarë të ndez zjarrin, transmeton Telegrafi.


“Jam munduar për orë të tëra të ndezi zjarrin, sepse nuk dija me çfarë ta ndezi”, dëgjohet burri duke thënë në video.

Dhe duke mbajtur një kopje të Kuranit në dorë ai i drejtohet kamerës duke thënë: “Më në fund gjeta diçka më të cilin mund ta ndez zjarrin”.

Disa sekonda më vonë ai pa u menduar dy herë e hedh në zjarr një kopje të librit të shenjtë të Kuranit.

Policia në West Mercia kanë konfirmuar lajmin se kanë arrestuar dy persona lidhur me videon e publikuar. /Telegrafi/