LAJMI I FUNDIT:

Filmon të dashurin duke e kërcënuar me vdekje, ia tregon edhe plumbin që e kishte rezervuar për të, momentet e fundit të jetës së 20-vjeçares nga Michigan

Filmon të dashurin duke e kërcënuar me vdekje, ia tregon edhe plumbin që e kishte rezervuar për të, momentet e fundit të jetës së 20-vjeçares nga Michigan

Një vajzë nga Michigani në SHBA, ka filmuar me telefon mobil të dashurin e saj i cili e kërcënonte me vrasje, madje në një moment ia tregon plumbin që e kishte “rezervuar” për të.

India Mackey është qëlluar dhe vrarë vetëm një ditë pasi festoi 20-vjetorin e lindjes. I dashuri  i saj 18-vjeç, Kevin Dixon, është arrestuar nën akuzën për vrasje të shkallës së parë dhe armëmbajtje pa leje, transmeton Telegrafi.


Në pranga ka përfunduar edhe e ëma e tij nën akuzën për bashkëpjesëmarrje në vrasje, pasi kishte ndihmuar të birin ta fsheh armën me të cilën kreu vrasjen.

Mackey është vrarë të premten rreth orës 17:30 në periferi të Detroit. Sipas informacioneve të para të policisë, ajo ishte qëlluar me armë pas një fjalosje që e kishte pasur me partnerin, derisa po qëndronin të ulur brenda furgonit të parkuar para shtëpisë së Dixonit.

Duke parë se po i rrezikohej jeta, ajo nxori telefonin dhe filloi ta filmon Dixonin që po qëndronte ulur pranë saj duke mbajtur në dorë revolen. Ajo e filmoi duke ia treguar plumbin me të cilin do ta qëllonte.

“Mendon se po tallem?” dëgjohet duke thënë Dixon në video të cilën e ka publikuar gjykata.

Gjithashtu në video shihet se si ai i fshin gjurmët e gishtërinjve nga plumbi që e fut në folenë e revoles. Ndërkaq gjykatësi Eric Smith, gjatë seancës ka bërë të ditur se Dixon më pas e kishte mbushur revolen dhe kishte vrarë India Mackey.

Policia ka arrestuar Dixonin, kurse sipas hetuesve ai kishte përdorur telefonin e viktimës për ta thirr të ëmën të cilën e luti që ta ndihmojë ta fsheh revolen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Botë
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar "një objekt të dyshimtë", ka njoftuar një komandant iranian

Azia
Kalo në kategori