Në vendin ku i vetmi kamion ishte ZIS-i, e vetmja veturë ishte GAZ-i, i vetmi vend gatimi ishte haleja, e vetmja këpucë që nuk fuste ujë ishte çizmja e ushtarit, e vetmja dashuri ishte imagjinata, e vetmja dashnore ishte dora, e vetmja dëshirë ishte të ikje nga sytë këmbët; çfarë thoshin se prodhonin, ishin të gjitha rrena. Shqipëria diktatoriale prodhoi vetëm një gjë. Atë më të urryerën, më brutalen, më të turpshmen. Atë që i thuri lavde skllavërimit, bindjes së verbër, servilizmit, spiunllëkut dhe të gjitha veseve të tjera më të ndyra; makabritetin estetik më kriminal që ka parë bota, zezonën e quajtur film shqiptar. Filmi shqiptar ishte një shiringë nga ato të ndërzimit artificial të lopëve që disa shqiptarë bastardë ua ngulën në kokë shqiptarëve normalë me dhjetëra vite derisa ja thithën trurin dhe në vend të trurit i futën zhavorrin.
Filmi shqiptar ishte një kasaphanë vlerash përmes së cilës shqiptarët lëpinë gjakun e njëri-tjetrit si macet dhe qentë në oborrin e thertores. Filmi shqiptar ishte një pirun me tre dhëmbë; një sqepar i përgjakur i quajtur “regjisor i madh”, një brisk rroje i ndryshkur i cilësuar “aktor gjenial”, një trupjerdhur që mbahej për “skenarist i talentuar”. Këta tre dhëmbë piruni, nën mbikëqyrjen e rreptë të diktatorit, bashkëpunuan ngushtësisht për t’ua tharë trurin, nxjerrë sytë dhe çjerrë fytyrën shqiptarëve. Filmi shqiptar është ajo dukuri katastrofike gjoja edukative që i ndan shqiptarët: Në njerëz që dinë ose nuk dinë ta bëjnë dallimin mes propagandës dhe artit, janë apo nuk janë të aftë të konstatojnë se arti nuk është “realitet” por “fiksion”, diçka që nuk kuptohet e as interpretohet, thjesht ndjehet.
Filmi shqiptar ishte një pëgërje propagandistike të cilën shqiptarët pasi e hëngrën pritën sa u erdhi rasti të rrëmbejnë një anije për të ikur në fund të botës për ta vjellë. Filmi shqiptar është një llum që po ta pish disa vjet rresht, edhe pesë lekë po të kesh në xhep, vete ja fal një jevge me shpresën e marrë se jevga do t’i shumëfishojë. Filmi shqiptar është një koktejl trullosës të cilin pasi e pi, çoroditesh aq tepër sa shkon shqyen derën e një depoje armësh ku armatosesh deri në dhëmbë pa e ditur se çfarë lufte do bësh e me kë do luftosh. Filmi shqiptar është një kazan plehrash plot me coftina, limona të shtrydhur, mollë të kalbura, bilbila të ndryshkur, gajde të çara, lahuta të çakorduara, çizme të grisura, stomaqe bosh, sy të çakërrdisur, veshë të zënë, tru të atrofizuar, gjëndra kanceroze, lëkura me ekzema, kocka të deformuara, gjarpërinj të ngordhur, lepuj të zgjebosur, kufoma të kalbura.
Filmi shqiptar është një kakofoni me tekst katastrofik që ka lënë në mendjet e shqiptarëve batutat më të shpëlara, më të neveritshme. Mos provo të kuptosh pse ndodhi kështu se sëmuresh me një diagnozë që s’ka çmendinë që ta shëron. Filma të mirë pa aktorë të mëdhenj, ka. Aktorë të mëdhenj pa filma të mirë, nuk ka kurrkund tjetër veçse në filmat shqiptarë. Filmi shqiptar është e vetmja këllirë kinematografike e historisë së botës i bërë nga aktorë “korifej”. Filmi shqiptar është një arkivol që e paraqesin si djep, i kanë vënë rrota të zhvendoset, dhe krahë të fluturojë. Se si ja kanë arritur kësaj, dinë ta shpjegojnë vetëm ata turiqenat që në shtyp dhe në televizor mbrojnë filmat shqiptarë.
Filmi shqiptar është instruktori më i mirë për të mësuar si ta kalosh jetën në kafene. Filmi shqiptar është këshilltari më i mirë për të të bindur të mos zësh kurrë libër me dorë. Filmi shqiptar është mjeti më efikas për ta mbajtur gjendjen e budallenjve trushpëlarë të bashkuar rreth së majtës politike.
Për të qënë të sigurt në suksesin imagjinar të filmit shqiptar, po thonë edhe broçkullën e broçkullave, se filmin shqiptar e pëlqen populli Kinez.
Dy lloj shqiptarësh janë apologjetët e fantazmës së përgjakur të quajtur film shqiptar. Të parët janë ata që me artin, stilin, frymëzimin, talentin, energjinë kreative, nuk i lidh asgjë, dhe s’kanë asnjë haber kush janë e çfarë kanë bërë, për shembull, Pedro Almodovar, Woody Allen, Roman Polanski, Luis Bunuel… Ngaqë s’mund të fajësohet askush për atë që s’ndjen, këta s’mbajnë asnjë përgjegjësi. Të dytët janë autorët, aktorët, regjisorët, që ndoshta e dinë kush është Orson Welles, Stanley Kubrick, Akira Kurosawa, por nuk duan t’u ikin për dhjamë qeni dhjetëra vitet krrusur mbi govatën e ndryshkur “Shqipëria e Re” brenda së cilës për hesap të diktatorit provuan të lajnë lëveret e përgjakura të shqiptarëve përmes monstruoziteteve propagandistike huazuar nga stepat dhe gulagët.
Zoti i ruajt nga skëterra e këtejme dhe e përtejme edhe të parët edhe të dytët. Filmi shqiptar nuk është asgjë tjetër përpos një vampir propagandistik që mund të shihet pa pasoja vetëm ulur në radhën zero, karrikja infinit.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Italianët që projektuan Tiranën moderne

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Mos qofsha patriot si ju!

Grekët dhe romakët e lashtë, për përkatësinë ilire të Himarës

Krijimtaria artistike dhe inteligjenca artificiale

Ismail Kadare

ZBRITJE – Shitet shtëpia e banimit dhe kopshti i fëmijëve ID-215

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Dy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri, mediat serbe krahasojnë dy intervistat e presidentit serb

Aljazeera: A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër të një grupi terrorist