LAJMI I FUNDIT:

Filmi për Snowden, Oliver Stone: Përndjekja, humbje për demokracinë

Filmi për Snowden, Oliver Stone: Përndjekja, humbje për demokracinë

Filmi i kushtuar Eduard Snowden-it pati premierën e tij në Hong Kong të premten mbrëma dhe të afërmit e ish-kontraktorit të NSA-së ishin në radhë të parë.

“Në këtë film është me rëndësi të madhe zbulimi i mitit mbi fshehjen e Snowden-it në Hong Kong. tregon se cili ishte grupi që e mbështeti, ishin refugjatë”, tha Jonathan Man, avokat i Snowden-it.


Filmi me regji të Oliver Stone ka një mesazh thelbësor: zbulimi i informacioneve sekrete nga Snowden dhe përndjekja e tij prej autoriteteve amerikane dëshmojnë sipas regjisorit të madh një humbje dramatike për demokracinë.

Për realizimin e filmit janë derdhur fonde deri dhe nga Gjermania e Franca, por Amerika jo. Edhe premiera botërore e tij u bë në kuadër të Festivalit të Filmit në Toronto të Kanadasë dhe jo në SHBA.

Pati një prezantim të pare në San Diego në kuadër të “Comic-Con”, por në atë rast u përjashtua publiku i gjerë.

Filmin, Stone nuk e realizoi dot në Amerikë. “Të gjitha studiot e mëdha e refuzuan”, rrëfeu ai në një intervistë dhënë ditë më parë gazetës gjermane “Sonntagszeitung” ( zontag-cajtung); “Hollivudi është burracak”.

Raporte të ndryshme në mediat ndërkombëtare tregojnë se Snowden, më shumë gjasë, mund të jetë konkurrent për nobelin e sivjetshëm të paqes. /Tch/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori