Një përshkrim i një situate të frikës, shtypjes, e konfuzionit në periudhën e para luftës në Kosovë.
Ngjarja e vendosur në vitin 1994 në Gjakove, paraqet një familje shqiptare të cilët përgatitën për të shkuar në piknik, por që gjatë rrugës përfundojnë në një situatë të pa lakmueshme si pasojë e kushtëve dhe situatës në Kosovën e para luftës.
Agimi, një burrë shqiptar i cili i dëgjon vazhdimisht lajmet serbe për të marrë vesh nëse ka diçka të re në lidhje me situatën ku gjenden, mundohet që gjatë gjithë kohës të mbajë familjen e tij të sigurtë, por e ka shumë të vështirë nga presioni dhe kritikat që ai merr nga vetë familja e tij.
Babai i tij, Faiku, një ish luftëtar i viteve 1940 për çlirimin e Kosovës, nuk pajtohet me mënyrën se si Agimi po e trajton të gjithë situatën. Ai madje e quan edhe frikacak atë, duke insistuar që Shqiptaret nuk duhet që të pajtohen me gjithçka që vjen nga shteti serb, por duhet të luftojnë për të marrë atë qe u takon. Sipas Faikut, lufta në të cilën ai kishte luftuar, kishte mbetur në gjysmë, sepse Kosova nuk ishte çliruar.
Regjisorja Blerta Basholli e cila ka shkruar edhe skenarin në bashkëpunim me Armond Morinen, e ka krijuar një vizualizim perfekt të një situate të para luftës, kur njerëzit besonin më shumë tek njëri-tjetri, duke ndihmuar njëri-tjetrin, e duke e bërë të pamundurën që ta mbajnë njëri tjetrin të sigurtë. Aktrimi nga Hadi Shehu, Armond Morina, Adriana Matoshi, Ramazan Berkani, Basri Lushtaku, Kushtrim Sheremeti, Ard Islami, Kaona Sylejmani, Bojken Sylejmani, Edi Kastrioti e Enzo Kastrioti, e bën këtë film njërin nga filmat më të mirë të shkurtër shqip që keni shikuar.
Shikojeni atë në: http://qkk.gjirafa.com
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë