LAJMI I FUNDIT:

Filmi “Kolona”: Një zgjedhje e vështirë

Filmi “Kolona”: Një zgjedhje e vështirë

Në mes të djalit dhe nipit, për cilin mund ta zgjedhësh vdekjen?

Kjo është dilema para së cilës vihet Ademi, personazhi kryesor i filmit “Kolona” me regji nga Ujkan Hysaj dhe skenar nga Besian Hysaj.

Ngjarja e vendosur në kohën e luftës, përshkruan ngjarjen e një familjeje e cila ndalet në një pikë kontrolli të ushtrisë serbe dhe vendoset para një dileme të madhe, të rëndë, e shumë të dhimbshme.

Një përshkrim perfekt i situatës kaotike të luftës, me aktore të dëshmuar si Irena Cahani, Arbnesha Grabovci, Sunaj Raqa, Albulena Kryeziu etj, ky film ka një vlerësim 7.6/10 në IMDb dhe ka marrë pjesë në shumë festivale prestigjioze botërore nga ku ka dalë me çmime dhe vlerësime pozitive nga kritiket.

Këtë film mund ta shihni në qkk.gjirafa.com/Telegrafi/