LAJMI I FUNDIT:

Filmi “Çlirimi”: Riprovimi i fundit

Filmi “Çlirimi”: Riprovimi i fundit

Një mësues dhe një nxënës mbesin të ngujuar brenda shkollës, për shtatë muaj, gjatë kohës së luftës.

Një nxënës i cili ka mbetur në riprovim, dhe një mësues i bazave të arsimit teknik, lufta i zë të ngujuar në shkollë, dhe ata duhet të gjejnë mënyra për mbijetesë në ambientet e shkollës, duke u shërbyer me mjetet që kanë në dispozicion.


Situata e dhimbshme, por që shpesh kalon në komike, paraqet ndodhitë gjatë ngujimit të këtyre dy personazheve.

Një arsimtar që bën të pamundurën për të mbijetuar, duke shfrytëzuar njohuritë e tij për ndërtimin e mekanizmave të ndryshëm, deri tek ndërtimi i një aeroplani të vogël, dhe një nxënës i lazdruar i cili nuk po pajtohet dot me situatën në të cilën gjendet.

Raporti mes nxënësit dhe mësuesit shpesh tensionohet nga rrethanat, dhe shpesh arrin deri tek acarimi dhe fajësimi i njëri tjetrit për situatën ku gjenden.

Kreativiteti që ata tregojnë për të mbijetuar krijon një atmosfere të çiltër, por gjithmonë të ngulfatur nga lufta dhe mungesa e resurseve.

Ngjarja shumë e veçante e paraqitur nga regjisori Burim Haliti, dhe e luajtur shkëlqyeshëm nga aktorët Xhelal Haliti e Valmir Selimi, është një film që nuk duhet t’ju ikë.

Shikojeni filmin e plotë në http://qkk.gjirafa.com

Në trend Kultura

Më shumë
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Kulture
PORSI NJË GRUA

PORSI NJË GRUA

Poezi
PIÇULAT

PIÇULAT

Poezi
“Vlora-Vlora”

“Vlora-Vlora”

Kulture
KOSITËSI

KOSITËSI

Poezi
PËR VETVETEN

PËR VETVETEN

Fjala+
Kalo në kategori