LAJMI I FUNDIT:

Filmi “Besa” shfaqet ne Universitetin e Harvardit

Filmi “Besa” shfaqet ne Universitetin e Harvardit

Në Muajin Ndërkombëtar të kujtesës së viktimave të holokaustit është shfaqur në Harvard University filmi “BESA – The Promise”.

“Besa: The Promise” është dokumentari që tregon historinë e myslimanëve të Shqipërisë të pushtuar nga nazistët, të cilët shpëtuan jetën e mijëra hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Filmi u shfaq ne Universitetin Harvard, ku ishin te pranishëm studentë, pedagog, anëtarët e komunitetit dhe ambasadorja shqiptare në Shtetet e Bashkuara, Floreta Luli-Faber.

Kjo ngjarje u organizua nga shoqata studentore në Harvard. Presidenti dhe themeluesi i organizatës, Deni Hoxha foli rreth mesazhit që ky film sjell për bashkëpunimin ndërfetar dhe vlerat e popullit shqiptar. Ai theksoi se shqiptarët mbrojtën hebrenjtë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Gjithashtu, ambasadorja Luli-Faber vuri në dukje se populli shqiptar me bujarinë, humanizmin dhe mikpritjen tradicionale strehoi dhe shpëtoi të gjithë hebrenjtë e ardhur në Shqipëri.

Ambasadorja falënderoi studentët shqiptarë, të cilët organizuan një event kaq domethënës që përcjellë më së miri vlerat e vërteta të popullit tonë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori