LAJMI I FUNDIT:

Filmi “Adnan Kafazi” jep premierën në ‘Cineplexx’, aktorët flasin për të qeshurat dhe prapaskenat e filmit aksion/komedi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi. Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi

Të enjten u dha premierë në kinemanë ‘Cineplexx’ premiera e filmit “Adnan Kafazi”.

Filmi i cili vjen si triologji e dy filmave të mëparshëm: “Zonjusha” dhe “Diamanati”, mblodhi në premierën e tij një numër të madh yjesh të filmit dhe teatrit.

Para kamerës së Telegrafit, shumë prej tyre ndanë emocionet e kësaj mbrëmje si dhe të pathënat nga prapaskenat e filmit “Adnan Kafazi”.

Kasti i filmit “Adnan Kafazi” (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Regjisori i filmit tha se kjo ka qenë një prej eksperiencave më të mira dhe se për realizimin e këtij projekti është derdhur shumë mund, me çka ia vlen që qytetarët të nisen drejt kinemasë për ta parë dhe për t’u argëtuar me të.

“Eksperienca ka qenë shumë e mirë sepse ekipin e kam pasur shumë të mirë, si ekipin artistik ashtu edhe ekipin teknik, edhe njëmend kam kaluar shumë mirë me ta .Prodhimet në gjuhën shqipe po janë shumë të rralla dhe njëmend po shkrijmë shumë mund për ta sjellë deri në kinema, e kështu që mendoj se ia vlen të vijnë për ta parë”, ka thënë për Telegrafin, regjisori i filmit, Genc Berisha.

Genc Berisha (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Edhe aktori dhe bashkë-producenti i filmit Besart Sllamniku i shpreh i ngazëllyer në premierën e “Adnan Kafazi”.

Ai tha për Telegrafin se besimi që i dha publiku me suksesin e dy prodhimeve të para, i shtyu në plotësimin e kësaj triologjie me filmin e tretë.

“Ka qenë si në filmat ‘Zonja’ dhe ‘Diamanti’ por në një nivel më të lartë, domethënë eksperienca ka qenë shumë e mirë. ‘Adnan Kafazi’ ka ardhur si sukses i ‘Zonjushës’ dhe ‘Diamantit’ edhe po besoj që ata që i kanë pëlqyer këto dy filma na kanë motivuar dhe e kemi bërë edhe ‘Adnan Kafazin’, domethënë po të mos kish qenë ai sukses, ne nuk do e kishim bërë”, tha Sllamniku.

Besart Sllamniku (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërsa aktorja e të qeshurave, Xhejlane Tërbunja, e cilësoi eksperiencën në këtë film si një prej “më të bukurave në botë”, shkaku i të atmosferës së mirë që ka mbizotëruar në prapaskenë gjatë xhirimeve.

“Shumë ka qenë eksperiencë e mirë, duke marrë parasysh që kemi punuar me një ekip ku krejt aktorët kanë pasur një energji shumë të mirë, një humor shumë të mirë, edhe prapa kamerës edhe para kamerës atmosfera ka qenë shumë e mirë”, tha Xhejlanja për Telegrafin.

Xhejlane Tërbunja (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Aktori nga Gjakova, Ylber Bardhi, ishte gjithashtu mes emocionesh në mbrëmjen e premierës.

Ai theksoi se është ndjerë tejet mirë gjatë realizimit të këtij filmi, krahas bashkëpunëtorëve të tij të kahershëm tashmë.

“Ky është filmi i tretë në të cilin punojmë bashkë me Besartin dhe Gencin. Duke e ditur që edhe në ‘Zonjushë’ edhe në ‘Diamant’ ka qenë një proces fantastik, padyshim që edhe në ‘Adnan Kafaz’ jemi ndjerë shumë mirë dhe puna ka qenë fantastike”, tha Bardhi për Telegrafin.

Ylber Bardhi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Aktori Armond Morina i cili gjithashtu njihet për rolet e tij komike, u rikthye prapë në një film të zhanrit komedi, aksion dhe dramë, por tashmë jo me një rol komedi.

Për Telegrafin ai tha se i vjen mirë që zhanre të reja filmike po lëvrohen në Kosovë, siç është rasti te “Adnan Kafazi”.

“Një zhanër shumë interesant që ne s’kemi pasur më herët kohë që ta eksplorojmë, dramën/aksionin. Jam kënaqur në xhirime me një ekip fantastik, plus energjia pas pandemisë pas mbylljes besoj që do të dalë në ekran, ka rrezatuar”, tha Armond Morina.

Armond Morina (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

E rikthyer pas shumë vitesh në një premierë filmi në vendin e saj, aktorja Arta Muçaj pati gjithashtu shumë emocione në ambientet e kinemasë ‘Cineplexx’.

“Për mua ka qenë një eksperiencë tepër e mirë sepse të them të drejtën unë në këtë zhanër të filmit dramë/krim nuk kam luajtur përpara. Dometënë kanë qenë pak a shumë disa role të errëta. Por e mira është që unë në premiera e të filmave s’para kam qenë sepse kam qenë në Australi larg, kështu që po pres që publiku do ta pëlqejë”, tha Muçaj.

Arta Muçaj (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërsa aktori Muhamed Arifi e cilësoi si një eksperiencë të suksesshme atë të tijën në filmin “Adnan Kafazi”, duke thënë se ka pasur nderin të luajë mes emrave të njohur të artit – mes tyre edhe me profesorin e tij.

“Eksperienca ka qenë fantastike, domethënë kjo është pjesa e tretë – triologjia ‘Zonjusha, ‘Diamanti’ dhe ‘Adnan Kafazi’. Kam pasur privilegj që kam luajtur me profesorin tim, Armondin, me Arta Muçajn me krejt aktorët e tjerë. Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme, një 30 ditësh i paharrueshëm”, tha Muhamet Arifi për Telegrafin.

Muhamed Arifi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Filmi “Adnan Kafazi” është i disponueshëm në kinemanë Cineplexx Kosova që nga data 2 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Kalo në kategori