LAJMI I FUNDIT:

Fillon testimi ekstern në Maqedoni

Fillon testimi ekstern në Maqedoni

Sesioni i qershorit i testimit ekstern të nxënësve, për vitin 2015/2016, fillon nga dita e sotme, gjegjësisht prej 11 qershorit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qendra e testimit shtetëror (QTSH) njofton se në këtë sesion do të përfshihen 178.648 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, që do të testohen për 1972 tema të ndryshme.


Për shkak të regjistrimit në shkolla të mesme, më 28 dhe 29 qershor, rezultatet e testimit ekstern do të shpallen fillimisht për nxënësit e 9 vjeçares, pra më 13 qershor, kurse për të tjerët, rezultatet do të shpallen më 17 qershor./Telegrafi/