LAJMI I FUNDIT:

Filloi punën Gjykata Komerciale, ministrja Haxhiu thotë se u mbajt një zotim i dhënë

Filloi punën Gjykata Komerciale, ministrja Haxhiu thotë se u mbajt një zotim i dhënë
Foto: Arkiv

Gjykata Komerciale pritet t’i trajtojë të gjitha kontestet lidhur me çështjet ekonomike dhe konfliktet administrative në kontestet ekonomike.

Ka filluar punën Gjykata Komerciale e Republikës së Kosovës.

Lajmin e  ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Haxhiu përmes një shënimi në Facebook ka thënë se përkundër dyshimeve nga opinionistët e studiove televizive, Gjykata Komerciale ka filluar funksionimin.

“Edhe përkundër zotimeve tona për funksionalizim të shpejtë të saj, në debate televizive gjithandej, thuhej se Gjykata Komerciale nuk mund të funksionalizohet para 5 viteve. Gjykata Komerciale filloi punën shumë pak muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit”, ka shkruar Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë me këtë rast ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar deri në funksionalizimin e këtij institucioni.

“Falënderoj Kuvendin për mbështetjen si dhe Këshillin Gjyqësor për bashkëpunimin dhe angazhimin për funksionalizim të Gjykatës Komerciale, gjithashtu edhe programin e USAID për drejtësi komerciale”.

“Punë të mbarë gjyqtarëve dhe stafit mbështetës, uroj ta kryejnë punën me nderë dhe përkushtim dhe vetëm në përputhje me kompetencat dhe legjislacionin”, ka përfunduar Haxhiu.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 288-të, të mbajtur në maj të këtij, ka zgjedhur katër gjyqtarë për dhomën e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale.

Gjyqtarët të cilët janë zgjedhur nga Këshilli për të shërbyer në dhomën e shkallës së dytë janë gjyqtarët Faton Bajrami, Franciska Zhitia-Ymeri, Krenar Berisha dhe gjyqtarja Saranda Bogaj-Sheremeti.

Gjykata Komerciale pritet t’i trajtojë të gjitha kontestet lidhur me çështjet ekonomike dhe konfliktet administrative në kontestet ekonomike, do të jenë nën kompetencën e Gjykatës Komerciale.

Sipas deklaratave të krerëve të institucioneve qeveritare në vend, Ligji për Gjykatën Komerciale do të krijojë mundësi të mjaftueshme për rritjen e efikasitetit në zgjidhjen e kontesteve tregtare, me qëllim që të drejtat e bizneseve të fituara nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve tregtare dhe administrative, të realizohen pa vonesa, duke lehtësuar kësisoj shfrytëzimin e kapitalit.

Nga të njëjtit udhëheqës, u tha gjithashtu se ky ligj do të lehtësojë edhe tërheqjen e investimeve të jashtme, duke e bërë Kosovën kredibile, serioze dhe të përkushtuar për drejtësi dhe të drejtën, si dhe drejt zhvillimit ekonomik.

Përpos kësaj, ky Ligj, vlerësohet se do të sigurojë edhe lirinë e sipërmarrjes, barazinë e palëve, të drejtën e pronës dhe zbatimin e kontratave, në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e vendit, si dhe vlerësohet se do ta ndërtojë besimin e investitorëve, duke përfshirë mërgatën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori