LAJMI I FUNDIT:

Fillon festivali dimëror i Mbrëmjeve strugane të poezisë

Fillon festivali dimëror i Mbrëmjeve strugane të poezisë

Festivali dimëror i poezisë në Mbrëmjet strugane të poezisë prej sot deri më 1 mars do të mbahet në Shkup, me theks tek poetët Lase Soderberg, Habib Tengur nga Algjeria, Hasan Zaktan nga Palestina dhe poeti nga Maqedonia, Ivan Xheparoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Festivali, siç njoftojnë organizatorët, bazohet në veprimtarinë botuese të Mbrëmjeve strugane të poezisë, të autorëve krijimtaria e së cilëve është publikuar në përkthim në gjuhën maqedonase në edicionin prestigjioz “Plejada”, ndërsa sivjet bëhet fjalë për krijues të jashtëzakonshëm, aktual dhe provokativ me krijimtarinë e tyre, fitues të çmimeve prestigjioze, të cilat janë publikuar në dhjetëra gjuhë./Telegrafi/