LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë përgatitjet për pyllëzimin e sipërfaqes së djegur nga zjarri në Veles

Fillojnë përgatitjet për pyllëzimin e sipërfaqes së djegur nga zjarri në Veles

Pak ditë pasi zjarri shkrumboi rreth 450 hektarë me pyje pranë Liqenit “ Mlladost”, komuna e Velesit dhe NP “Pyjet Nacionale” kanë filluar me përgatitjet për pastrimin e kësaj sipërfaqeje dhe më pas pyllëzimin e serishëm. Siç informoi sot drejtori i kësaj ndërmarrje, mbjellja e fidanëve në 200 hektarët ku ka pasur pishë të zezë, e cila është djegur plotësisht, do të nisë në fillim të nëntorit, ndërsa faza e dytë e pyllëzimit do të nisë në pranverë.

“Këtu është dilema se çfarë lloj druri duhet të mbjellim. Propozimi është që të shkohet me drunj më cilësorë, por duhet të kemi parasysh edhe reagimin e shpejtë, domethënë që fidanët të rriten sa më shpejt që të rikthehet procesi ekologjik në këtë zonë”, tha Zoran Gjorgjiev – drejtor i NP “Pyjet Nacionale”.


Kryetari i Komunës së Velesit, Ace Kocevski, informoi se këtë vit lista e prioriteteve ka ndryshuar dhe se festivali vjetor “ Pite dhe Verë” do të anulohet, pasi që mjetet financiarë do të përdoren për pyllëzimin e sërishëm të sipërfaqes pranë liqenit “ Malladost”, por edhe për të blerë uniforma mbrojtëse për zjarrfikësit.

Sipas vlerësimeve jo zyrtare, zjarri i të hënës ka lënë pas një dëm prej rreth 60 milion denarësh. Megjithatë nga “ Pyjet Nacionale” nuk kanë shifër të saktë për atë se sa hektarë tokë pyjore janë djegur gjatë vitit 2019. Në programin vjetor për këtë vit, kjo ndërmarrje parashikon pyllëzimin i 900 hektarëve dhe mbjelljen e rreth 2 milion fidanëve./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori