LAJMI I FUNDIT:

Fillim sezoni veror në Durrës, vazhdon pastrimi dhe sistemimi i plazheve

Fillim sezoni veror në Durrës, vazhdon pastrimi dhe sistemimi i plazheve

Bashkia e Durrësit po i jep dorën e fundit masave për pastrimin, sistemimin dhe plugimin e plazheve që janë nën administrimin e saj.

Ky fillim sezoni veror, premton për një numër akoma më të lartë turistësh se sezoni i kaluar, ku Durrësin dhe gjithë vijën bregdetare të tij e vizituan mbi 1 milionë turistë.


Për të krijuar kushte sa më të mira për fluksin e vizitorëve kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako ka paralajmëruar masa radikale ndaj atyre subjekteve të mëdha dhe të vogla që do të ndotin apo depozitojnë mbetjet e tyre në vende të pamiratuara nga autoritett lokale.

Gjithashtu Sako ka deklaruar se po monitorohen plazhet për të respektuar përcaktimin e ndarjes 70 për qind plazhe private dhe 30 për qind publike.

Nga të dhënat e njësive akomoduese për gjatë bregdetit të Durrësit, mbi 80 për qind e hoteleve janë të prenotuar që tani për këtë sezon turistik. /Telegrafi/