Filipçe: Mickoski dëshiron që të merremi me spine në vend të së vërtetës për BE-në

Kryetari i LSDM-së Venko Filipce, në konferencën e sotme për shtyp, tha se kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri Timço Mucunski qëllimisht po krijojnë spin-e dhe konflikte me qëllim që të shmangin të vërtetën për rrugën evropiane të vendit dhe të defokusojnë publikun nga problemet reale dhe fakti që qeveria nuk dëshiron anëtarësim në BE.
Filipçe theksoi se qeveria vazhdimisht po manipulon publikun dhe po krijon narrativa të rreme për integrimin evropian të vendit.
"Mickoski dhe Mucunski vazhdojnë të gënjejnë qytetarët. Ashtu siç komisioni historik ka punuar larg syrit të publikut për një vit të tërë. Ata po krijojnë një konflikt artificial me qëllim që të fshehin të vërtetën. Sa gënjeshtra të tjera nevojiten? Sa spin-e të tjera nevojiten?", tha Filipçe.
Ai shtoi se pas bllokadave të rrugës evropiane nga qeveria e OBRM-PDUKM, në fakt, fshihen përpjekjet e tyre për të mbrojtur interesat kriminale dhe për të vazhduar plaçkitjen e shtetit.
"Sa bllokada të tjera në rrugën evropiane për të mbrojtur grupin e tyre kriminal dhe për të vazhduar plaçkitjen e shtetit? Sa lajme të rreme të vendosura nga OBRM, mediat e Orbanit, trollët dhe bot-fermat?", tha Filipçe.




















































