Ish-kryeministri dhe ish-lideri i LSDM-së, Vllado Buçkovski, vlerëson se Departamenti i Shtetit i SHBA-së “nuk interesohet më për Ballkanin Perëndimor, siç ishte rasti në 30 vitet e fundit”.

“Përfshirja e amerikanëve në ndërtimin e kombeve dhe demokracive tona ka mbaruar. Mendoj se tani ekonomia është ajo që u intereson partnerëve tanë amerikanë”, beson ai, duke dhënë një deklaratë për emisionin politiko-analitik serb “Sinteza”.


Duke folur për zgjerimin e BE-së, Buçkovski theksoi se "ata e kanë harruar Ballkanin Perëndimor dhe nëse nuk do të ishte kriza në Ukrainë, ne do të ishim jashtë interesave të Unionit".

Sipas tij, zgjerimi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe thekson se nuk mund të harrojmë atë që ka bërë Maqedonia./Telegrafi/