MPJ e Maqedonisë së Veriut dënoi sulmin me dron rus që goditi një ndërtesë banimi në Rumani

MPJ e Maqedonisë MPJ e Maqedonisë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut dënoi incidentin në Rumani pas rrëzimit të një droni rus në qytetin kufitar të Galatit.
"Ne dënojmë fuqimisht sulmin me dron rus që goditi një ndërtesë banimi në Rumani, duke plagosur civilë.
Lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon të paraqesë rrezik përtej kufijve të Ukrainës dhe kërcënon sigurinë rajonale. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë Rumaninë dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.
Së bashku me aleatët tanë, ne mbetemi të përkushtuar për të ruajtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë aleancën", thonë nga MPJ e RMV-së./Telegrafi/
We strongly condemn Russia’s drone strike that hit a residential building in Romania, injuring civilians. Russia’s war of aggression against Ukraine continues to pose risks beyond Ukraine’s borders and threatens regional security.
— MFAFT North Macedonia 🇲🇰 (@MFA_MKD) May 29, 2026
Nga
Telegrafi
1 orë më parë














































