LAJMI I FUNDIT:

Fidan Shatri: Duam të lëmë gjurmë në shtëpinë tonë

Fidan Shatri: Duam të lëmë gjurmë në shtëpinë tonë

Për herë të parë në Kosovë do të organizohet Kampionati Evropian i Divizionit B (U20), në konkurrencën e femrave.

Ky është njëri nga hapat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), për masivizimin e basketbollit të femrave në Kosovë.


Nga 3 deri më 11 gusht, Prishtina do të jetë arena e ndeshjeve të mëdha në Evropianin e basketbollit U-20, ku priten takime shumë interesante, por edhe shumë të rëndësishme, derisa kjo është edhe një provë për Kosovën, që organizon një ngjarje kaq madhore.

Përveç organizimit, që është shumë i rëndësishëm, ky do të jetë edhe një test për Kosovën U-20 (femrat) që debuton në gara të nivelit të tillë.

Përzgjedhësi i Kosovës U-20 (F) Fidan Shatri flet për rrjedhën e përgatitjeve. “Në fillim kemi pasur probleme me termine dhe disa lojtare kanë qenë të ngarkuara në mësime. Besiana Shala nga Suedia presim të na bashkëngjitet. Ajo është shumë e rëndësishme për ne. Po mendoj se mund të përgatitemi fizikisht deri në fillim e kampionatit edhe pse kemi shumë kundërshtarë të fortë në grup”, është shprehur Shatri.

Kosova në Grupin A së bashku me Turqinë, Islandën dhe Kroacinë. “Kemi shumë lojtare nën moshën 18-vjeçare, derisa kundërshtarët kanë lojtare me moshë më të lartë. Gjithsesi për ne është e rëndësishme që kampionati po mbahet në Prishtinë dhe është kënaqësi t’i shohim shtete të fuqishme si Turqia, Kroacia, Islanda në shtëpinë tonë”, ka thënë tutje Shatri.

Ai ka folur edhe për synimet në këtë Evropian. “Ideja jonë është të paraqitemi sa më mirë. Duhet të jemi real dhe të pranojmë se kundërshtarët janë më të fortë. Për shembull, Turqia A ka katër lojtare nga U-20 në ekipin e saj. Sidoqoftë, ne do të angazhohemi maksimalisht.

Ideja për të organizuar kampionatin në Prishtinë është pritur shumë mirë, për të masivizuar basketbollin femëror në Kosovë dhe të jetë një motiv për lojtaret në Kosovë dhe tifozët t’i shohin yjet në Prishtinë. Edhe shtetet tjera do ta shohin që vashat tona e duan basketbollin”, përfundoi Shatri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori