LAJMI I FUNDIT:

Figurat dekorative për bredhin, të punuar nga një material shumë i pështirë (Foto)

Figurat dekorative për bredhin, të punuar nga një material shumë i pështirë (Foto)

Një grua e paemëruar nga Britania e Madhe, e ka postuar në rrjetet sociale një figurë bredhi, që është punuar nga flokët e mbledhura nga dyshemeja e një salloni.

Ajo ka qenë duke e vizituar një organizatë bamirëse, të cilës i janë dhuruar figura nga familje dhe punëtori të ndryshme, që t’i shesin për të mbledhur para, transmeton Telegrafi.


Dekorimet kanë qenë të punuara nga gjëra të ndryshme, por kjo ka dalë të jetë shumë e pështirë.

“Të gjithë kishin shfrytëzuar gjërat me të cilat merren çdo të, që të krijojnë një figurë. Gjithçka ishte në rregull, derisa e pashë këtë gjë të krijuar nga flokët”, ka shkruar gruaja poshtë imazhit të postuar.

“Ata punojnë me flokë dhe e kanë krijuar figurën nga ky material”, si dhe “më vjen për të vjellë është e tmerrshme”, janë dy komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/