LAJMI I FUNDIT:

Figo flet për transferimin e tij te Interi, për Morattin e Mancinin, miqtë më të mirë dhe Suningun

Figo flet për transferimin e tij te Interi, për Morattin e Mancinin, miqtë më të mirë dhe Suningun
Luis Figo (Foto: New Press/Getty Images/Guliver)

Luis Figo është kthyer të flas për eksperiencën e tij te klubi italian, Interi, ku thotë se ka pasur kohë të mirë atje, por edhe momente negative.

Ish-ylli portugez e ka festuar ditëlindjen e tij të 46-të dhe ka qenë i ftuar në media italiane për të folur për kohën e tij te Interi.


Ai ka dhënë edhe një intervistë, ku ka zbuluar detaje mbi transferimin e tij në Serinë A, kur iu bashkua Interit në verën e vitit 2005, teksa ka folur edhe për drejtuesit e asaj kohe të Interit, drejtuesit e tanishëm dhe miqtë më të mirë.

Figo mesazh Interit: Ekipet e mëdha duhet të kenë lojtar si Icardi
Lexo po ashtu Figo mesazh Interit: Ekipet e mëdha duhet të kenë lojtar si Icardi

“Moratti më bindi të pranoja ofertën e Interit. Ai mbetet edhe sot si baba për mua dhe bëra shumë mirë që pranova ofertën, pasi te Real Madridi nuk po kalojë momente të mira”, ka thënë fillimisht Figo për DAZN.

Figo së bashku me Zanettin e Morattin gjatë një vizite te Papa Benedicti XVI (Foto: L’Osservatore Romano Vatican-Pool/Getty Images/Guliver)

“Por, nuk ka qenë gjithçka lule dhe trëndafila, pasi kam pasur edhe unë problemet e mia. Mancini, ka qenë ai që më ka vendosur më shumë në siklet, më ka turpëruar gjatë kësaj eksperience te Interi”.

Figo duke festuar një gol me mikun e tij, Ibrahimovic (Foto: NewPress/Getty Images/Guliver)

“Ai [Mancini] tashmë ka një rol të rëndësishëm në futbollin italian dhe i uroj gjithë të mirat. Nuk ka më mbetur hatri, pasi ka kaluar çdo gjë”.

Figo: Shpresoj që Interi ta fitojë Scudetton, nuk duhet shitur Icardi
Lexo po ashtu Figo: Shpresoj që Interi ta fitojë Scudetton, nuk duhet shitur Icardi

“Miqtë e mi më të mirë janë Zanetti dhe Ibrahimovic, edhe pse për këtë të fundit më vjen keq që nuk e fitoi asnjëherë Ligën e Kampionëve apo ndonjë trofe individual”.

“Sa i përket Interit, drejtimi i Suning deri tani është një ‘e panjohur’, por shpresoj që të investojnë për të krijuar një shoqëri të fortë, siç e kërkon tradita dhe historia e këtij klubi”, përfundoi ish-ylli portugez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Pamjet shqetësuese të MVP-së së NBA: Është gjysma e fytyrës së tij e paralizuar?

Pamjet shqetësuese të MVP-së së NBA: Është gjysma e fytyrës së tij e paralizuar?

NBA

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Dridhet futbolli spanjoll nga deklarata e presidentit Tebas: Jam tifoz i Real Madridit

Dridhet futbolli spanjoll nga deklarata e presidentit Tebas: Jam tifoz i Real Madridit

La Liga
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Kalo në kategori