Artistja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi është një prej personazheve më të përfolura shqiptare në media rozë.

Fifi e cila prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore komentohet edhe për jetën e saj private dhe postimet e ndryshme në rrjete sociale.

Së fundi këngëtarja nga Ferizaj ka postuar disa imazhe të reja për fansat e saj në Instagram teksa pozon në një dyqan ushqimor.

Foto: Fifi/Instagram

Fifi shihet në veshje sportive ngjyrë gri që i kombinoi me një kapele dhe atlete sportive ndërsa shihet pa makijazh.

“Ne gjithmonë mund të fillojmë përsëri”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e imazheve që u pasuan nga komente të shumta nga ana e admiruesve të saj.

Reklama

Foto: Fifi/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që Fifi rreth një vit më parë u bë pjesë e Big Brother VIP dhe ishte ndër banoret që mori më së shumti vëmendjen.

Reklama
Të gjitha lajmet nga Filloreta Raçi Fifi Të gjitha lajmet nga Filloreta Raçi Fifi

Pas daljes nga shtëpia e famshme këngëtarja nisi një lidhje dashurie me Adi Patushin, me të cilin po jeton një histori të bukur dashurie. /Telegrafi/