LAJMI I FUNDIT:

Fifi flet për momentin kur i kishte rënë të fikët në Big Brother: Ishte e dhimbshme, më kanë vrarë

Fifi flet për momentin kur i kishte rënë të fikët në Big Brother: Ishte e dhimbshme, më kanë vrarë
Foto: Screenshot/YouTube

Filloreta Raçi – Fifi së fundmi ka dhënë një intervistë të sinqertë në “S’e luan topi”.

Ajo ka folur për periudhën e saj në Big Brother VIP si dhe për momentin kur i kishte rënë të fikët.


Artistja nga Ferizaj tregoi se e ka përjetuar shumë keq mënyrën se si publiku e trajtoi ngjarjen.

Foto: Screenshot/YouTube

Mes lotësh, këngëtarja u shpreh se ka qenë shtatzënë gjatë periudhës ku ‘memet’ shpërthyen në rrjete sociale.

Të gjitha lajmet nga Filloreta Raçi Fifi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Filloreta Raçi Fifi

“Rënia e të fikëtit që më ndodhi u mor dhe u hiperbolizua, u shkatërrua. E bënë parodi dhe thanë që nuk më ra të fikët kurrë, por bëra vetë. Ishte e dhimbshme, e frikshme. Ishte edhe një periudhë që unë isha shtatzënë, dhe kur e kam parë kam thënë pse ta përdorin sërish. Nga ana tjetër po të thoja që isha shtatzënë, nuk mundesha dhe nuk doja ta tregoja, sepse nuk ngela shtatzënë për njerëzit, për social media”, tha Fifi.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë ngela shtatzënë sepse atë e kishte caktuar Zoti dhe për veten time. Zoti është i madh dhe nuk harron kurrë, nuk më ka lëshuar kurrë deri në greminë. Zoti më ka sprovuar për të më parë sa e fortë që jam dhe unë e di që jam e fortë dhe nuk dorëzohemi kollaj. Madje unë e di që këto lotët e mi sot do të paragjykohen sërish”, tha Fifi.

E njëjta tregoi se gjithçka është gjykuar në bazë të videove të shkurtra që qarkullonin në rrjete sociale.

“Është një problem, ata të cilët kanë gjykuar se Fifi ka qenë toksike, mashtruese dhe psikopatë, ata nuk e kanë parë farë Big Brother VIP, por kanë ndjekur vetëm videot e shkurtuara në rrjete sociale”, u shpreh ajo.

Fifi tregoi se i ka rënë në të vërtetë të fikët dhe nuk është shtirur. E gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e fjalëve të opinionistes së “BBV1”, Balina Bodinaku.

“Momenti më i vështirë që unë kam pasur aty brenda ka qenë kur më kanë thënë që të ka humbur vëmendja dhe po mundohesh të kapesh me njerëzit sepse nuk ke vëmendje. Debati që kam pasur me atë njeri (Balina Bodinaku) më shqetësoi shumë. Më bëri të kuptoj se njerëzit jashtë më urrejnë, unë nisa ta mendoj që po më prisnin të më ekzekutonin”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori