LAJMI I FUNDIT:

Fifi e revoltuar ndaj promos së Big Brother VIP 2: Faleminderit që po ma shkatërroni jetën

Fifi e revoltuar ndaj promos së Big Brother VIP 2: Faleminderit që po ma shkatërroni jetën

Ditën e djeshme ( e mërkurë) u paralajmëruar rikthimi i spektaklit Big Brother VIP 2 përmes një video promovuese.

Por, pas videos që u postua nga Top Channel, i menjëhershëm ka qenë reagimi I këngëtarë shqiptare, Fifi e cila ishte pjesë e BB VIP vitin e kaluar.


Në promo u përfshi momenti kur këngëtarja kishte humbur ndjenjat dhe ishte rrëzuar në tokë gjatë transmetimit ‘live’ të spektaklit dhe kjo ka bërë që Fifi të reagoi e revoltuar.

Foto: Top Channel

Krijuesja e hitit “Diell” ka postuar disa video në InstaStory duke etiketuar Lori Hoxhën dhe faqen zyrtare të Top Channel në Instagram.

Ajo u shpreh kundër tendencën për të dalë keq në publik me përfshirjen e momenteve të saj më të vështira brenda shtëpisë së famshme dhe jo ato të mira.

“Pse nuk e nxorët në video promovuese që vjen Big Brother së shpejti, Fifin duke e shkruar këngën “Diell”. Fifin duke e kënduar këngën ‘Diell’ nëpër shtëpi. Pse nuk e nxorët Fifin që është duke e shkruar një këngë tjetër që do të dal së shpejti? Pse keni dashtë dhe vazhdoni me dashtë dhe me nxjerr gjëra që Fifin e qesin keq”, u shpreh Fifi.

View this post on Instagram

A post shared by DailyDose (@dailydose.al)

“Kaq shumë jeni kënaqë me faktin që Fifi po del keq në publikë dhe me ia ulë pikët si njeri, me ia ulë pikët si artiste, me ia ulë pikët në imazh, me e rrëzu për toke, mos me lanë me kon e lumtur, me ia nisë me i shti njerëzit prapë nga fillimi me fol”, ka thënë këngëtarja.

Tutje, Fifi tha se skena kur ajo humbi ndjenjat ka qenë e rëndë si për të ashtu edhe për familjen e saj dhe rikthimi në vëmendje do të nxit sërish komente negative kundër saj.

“Pra, a doni me e vazhdu prapë këtë lojë. Doni me e vazhdu prapë këtë sistem. Me e vra një njeri për me bo audiencë. Veç ta di që të përgatitëm edhe unë emocionalisht edhe psiçikisht ta di që të bëhem bashkë me ju, edhe të shesim bashkë bile të fitoj edhe unë najsen sepse mua prapë njerëzit kanë me ia nis me më komentu negativisht. Po me duket që këtë e keni lyp që për mua njerëzit me fol keq. Faleminderit shumë Top Channel. Shumë faleminderit për çdo gjë. Faleminderit edhe për katër vjet me keni dhanë bukë me hongër dhe faleminderit që po ma shkatërroni jetën dhe po keni qejf me vazhdu me ma shkatërru jetën dhe nuk po doni me më lënë me e harru një skenë, një skenë shumë të rëndë për mu dhe për familjen tem, faleminderit”, ka thënë Fifi.

Më vonë, Top Channel iu është përgjigjur deklaratave të saj duke fshirë nga faqja zyrtare promon e njoftimit të BBVIP2 ./Telegrafi/