LAJMI I FUNDIT:

FIFA zbulon stadiumin ku do të luhet finalja e Kupës së Botës, ai zë 80 mijë tifozë dhe për momentin është i dy skuadrave të Rugbyt

FIFA zbulon stadiumin ku do të luhet finalja e Kupës së Botës, ai zë 80 mijë tifozë dhe për momentin është i dy skuadrave të Rugbyt

Kanë mbetur edhe dy vite deri në fillim të Kampionatit Botëror të vitit 2026 që do mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Por qysh tani kanë filluar përgatitjet për ngjarjen më të madhe botërore të futbollit dhe në FIFA e dinë se dy vite kalojnë shpejtë për të ardhur deri në fillim të Botërorit.


Shtëpia më e madhe e futbollit botërorë, FIFA njoftoi  se është përcaktuar tashmë se cili do të jetë stadium i finales së kupës së botës se vitit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Ndeshja që do të përcaktojë fituesen e ardhshme të Kupës së Botës do të luhet më 19 korrik 2026, në stadiumin “MetLife”, i vendosur në New Jersey, shtëpia e ekipeve amerikane të Rugbyt, New York Giants dhe New York Jets.

Ceremonia e hapjes dhe ndeshja inauguruese do të mbahen në stadiumin historik “Azteca”, në Mexico City, më 11 qershor.

Kryeqyteti meksikan bëhet kështu vendi i parë në histori që hap garën për herë të tretë pas edicioneve 1970 dhe 1986.

Sa i përket stadiumit ‘MetLife’, ai edhe më parë ka pritur ndeshje futbolli, pasi deri në vitin 2009 në të ka luajtur skuadra amerikane New York Red Bull. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori